Kryetari i Bashkisë së Hasit, Liman Morina ka reaguar për vdekjen e mbretëreshës së Britanisë së Madhe Elizabeth II. Morina me anë të një postimi në 'Facebook', ai i ka ngushëlluar të gjithë shqiptarët që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar, e po ashtu shtoi se Hasi dhe Britania e Madhe ndërtuan ura komunikimi.
Fundin e mesazhit të tij ai e mbyll duke theksuar Mbretëresha ka vend të veçantë në zemrën e çdo personi nga Hasi dhe kujtimi i saj do të mbetet i paharruar për ta.
Postimi
“Në emër të Bashkisë Has, të qytetarëve por edhe vajzave, djemve e familjeve hasjane që jetojnë e punojnë në Mbretërinë e Bashkuar, shprehim ngushëllimet më të ndjera për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Sajë, Mbretëreshës Elisabeth II.
E ndjejmë obligim të ndajmë dhimbjen me familjen mbretërore dhe qytetarët e MB për këtë humbje të madhe. Prej vitesh qytetarët e Hasit ndërtuan ura komunikimi me Britaninë e Madhe, gjetēn strehë e ndërtuan jetën e të ardhmen.
U betuan para Madhërisë së Sajë e cila u besoi shtetësinë e Kurorës, për të qenë qytetarë të denjë e kontribues vlerash në atë tokë e cila u kthye në atdheun e dytë për ta. Ne përulemi para veprës të Elisabeth II, e cila ka zënë një vend të veçantë më zemrën e çdo hasjani. Faleminderit Mbretëreshë. U prehsh në paqe. Mbetesh e paharruar për ne!,”-shkruan Morina.