Një 54-vjeçar nga Peja e Kosoës ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme, si pasojë e një incidenti në ashensorin e një banese kolektive shumëkatëshe. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Mësohet se 54-vjeçari që humbi jetën është ish-komandanti i UÇK-së, Deli Leka. Për vdekjen e tij kanë shkruar miq e familjarë në rrejtin social Facebook.
“Sot rreth orës 15:00, Policia është informuar se në rrugën “Ali pashë Tepelena” në Pejë, ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumëkatëshe. Njësitë Policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 54 vjeçar”.
Driton Rugova shtoi se në vendngjarje gjithashtu ka dalë edhe prokurori, i cili pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kryer autopsinë, ndërsa rasti cilësohet “Hetim i vdekjes”." thuhet në njoftimin e Policisë.