Sulmi në Bruksel, arrestohet autori i dyshuar brenda banesës

17 October 2023, 08:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmi në Bruksel, arrestohet autori i dyshuar brenda banesës
Autori i sulmit

I dyshuari për sulmin terrorist në Bruksel është ndaluar nga Policia, raportojnë mediat belge. Personi në fjalë është ndaluar në një banesë, ndërsa skuteri i autorit është gjetur dhe sekuestruar me urdhër të policisë.

Burri është qëlluar në gjoks nga policia dhe është dërguar me ambulancë në spital, thekson’La Première’, duke shtuar se ai ishte i armatosur.

Të shtënat me armë zjarri shpërthyen mbrëmjen e kaluar në Bulevardin d’Ypres në Bruksel, duke vrarë dy persona, njëri me kombësi suedeze, tjetri me origjinë suedeze. Një person i tretë, gjithashtu me kombësi suedeze, ndodhet në spital.

Sulmuesi, i veshur me një xhaketë portokalli fluoreshente, u largua me një skuter. Sipas informacioneve, i dyshuari është një tunizian, inicialet e të cilit janë LA, i lindur më 1 shtator 1978. Ai është azilkërkues që nga viti 2019 dhe qëndron ilegalisht në Belgjikë. Në një video, para sulmit, ai deklaroi se jeta e Allahut është një vijë e kuqe për të cilën ai sakrifikohet


Video