
Brukseli është tronditur mbrëmjen e djeshme pas një sulmi me armë në qëndër të qytetit.
Një burrë me veshje portokalli fosforeshente ka goditur me armë duke vrarë dy persona dhe duke plagosur disa të tjerë.
Viktimat ishin me veshje të fanellës së futbollit të kombëtares suedeze, e cila kishte zbarkuar në Bruksel ne kuadër të sfidës eliminatore për “Euro 2024”, gjë që detyroi më pas dhe ndërprerjen e ndeshjes Belgjikë-Suedi.
Sipas dëshmive atentatori ka bërtitur “Allahu Akber” gjatë sulmit.
Ai është filmuar prej disa kalimtarëve teksa gjuan me armë viktimat me kallashnikov.
Më pas ai merr motorin e tij dhe largohet.
#Brussels: The killer of #bruxelles drives around the city on his scooter shouting “Allah Akbar”
— NewsAlerts Global (@NewsAlertsG) October 16, 2023
Everyone in the city please be very careful.#Belgium #Brussels
https://t.co/MOfHOX3xde
Dyshohet se ky sulm vjen pasi libri i Islamit, Kurani u dogj disa kohë më parë në Stokholm të Suedisë duke krijuar mjaft irritim tek shumë prej besimtarëve muslimanë në mbarë botën.
Në platformën “X” është publikuar dhe një video rrëqethëse ku shihet sulmuesi duke vrapuar drejt një ndërtese ku qëlloi mbi dy personat.
Mediat lokale raportojnë se sulmuesi pas sulmit ka reaguar direkt në rrjetet sociale. “Jam ISIS dhe vrava të pafetë”, shprehet në një video autori i dyshuar.
A shooting has just taken place in Brussels, Belgium. https://t.co/0lkepCOOFw
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 16, 2023