Rusia tentoi një sulm të befasishëm në Ukrainë, raportohet se humbi 2000 ushtarë dhe 200 mjete (VIDEO)

16 October 2023, 16:40Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

Rusia tentoi një sulm të befasishëm në Ukrainë,
Foto ilustruese

Forcat e ushtrisë ruse tentuan një ofensivë të papritur rreth 6 ditë më parë, teksa e gjithë bota i kishte sytë nga konflikti në Izrael.

Siç raportojnë mediat e huaja, qindra tanke, autoblinda dhe mjete të tjera të rënda të ngarkuara me ushtarë, sulmuan në dy drejtime për të rrethuar qytezën ukrainase të Avdiivka-s.

Përfundimi ishte fatal për rusët. Të gjendur në një terren të hapur, pa mbrojtje nga relievi, ukrainasit lëshuan një breshëri mortajash, predha artilerie dhe sulmuan me dronë duke u shkaktuar rusëve një dëm të konsiderueshëm.

Rusia tentoi një sulm të befasishëm në Ukrainë,
Harta e sulmeve ruse për të rrethua qytezën Avdiivka

Sipas Ukrainës, rreth 2000 ushtarë rusë u vranë dhe gati 200 automjete luftarake u shkatërruan, duke përfshirë tanke T 70, T 80 dhe T90.

Ndonëse këto shifra mund të mos jenë plotësisht të sakta, dëmet e në ushtrinë ruse nuk mund të mohohen, pasi shumë prej tyre janë filmuar nga dronët ukrainas.


Video