
Një çift Britanik është arrestuar për abuzim me fëmijët pasi u shfaq një video që dukej se i jepnin vodka një fëmije të vogël.
“U morën veprime për të mbrojtur personat e përfshirë dhe një burrë dhe një grua u arrestuan nën dyshimin për mizori ndaj fëmijëve më vonë të njëjtën ditë", thanë oficerët e policisë SWNS për marifetin, i cili ndodhi në qershor në Dover, në qarkun e Kent, raporton nypost.com.
Në një video që u bë viral në Facebook, një grua që besohet të jetë nëna e fëmijës shihet duke hedhur vodkan në një kapak dhe i’a jep fëmijës për ta pirë, teksa fëmija qëndron i ulur dhe vetëm i shikon. Një burrë pa këmishë, që mendohet të jetë babai i vogëlushit, është i pranishëm dhe sheh të gjithë ngjarjen.
Fatmirësisht kjo video u bë virale çka çoi edhe në marrjen e masave nga ana e autoriteteve. Policia konfirmoi se ata shkuan në shtëpinë e çiftit pas raportimeve, ku mësuan për ngjarjen e tmerrshme. Në një rast të ngjashëm në vitin 2010, një foshnjë indonezian ndezi internetin pasi u shfaq në një video duke pirë 40 cigare në ditë.