Hunter Biden përlotet për gjendjen shëndetësore të babait të tij, Joe Biden: Kanceri është përhapur, po i shkakton dhimbje

8 August 2026, 19:27Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hunter Biden përlotet për gjendjen shëndetësore të
Joe dhe Hunter Biden

Hunter Biden, djali i ish-Presidentit të SHBA-së Joe Biden, në një intervistë me BBC u emocionua kur foli për shëndetin e babait të tij.

Sipas tij, gjendja shëndetësore e ish-presidentit amerikan Joe Biden është rënduar, pasi kanceri i prostatës është përhapur më tej dhe se 83-vjeçari po përjeton dhimbje të forta dhe lodhje, duke e cilësuar situatën si tepër të vështirë për familjen.

Joe Biden u diagnostikua në maj të vitit 2025 me një formë agresive të kancerit të prostatës, i cili në momentin e diagnostikimit ishte përhapur në kocka.

Sipas Hunter Biden, sëmundja tashmë është përhapur edhe më tej.

“Është vërtet e vështirë. Është shumë e trishtueshme ta shohësh”, tha Hunter, duke shtuar se pavarësisht gjendjes së rënduar, babai i tij vazhdon të jetë qendra e familjes.

"Babai im është në qendër të familjes sonë", tha ai. "Ai është babai më i mirë, burri më i mirë, gjyshi më i mirë."

Hunter Biden foli gjithashtu për faljen presidenciale që mori nga Joe Biden në dhjetor 2024, si dhe për betejën e tij me varësinë nga alkooli dhe kokaina.

Ai i tha BBC-së se është "njeriu më i privilegjuar ndonjëherë" pasi mori faljen presidenciale nga babai i tij.

Ai pranoi se kjo nuk ishte një zgjedhje e mirë për Amerikën ose trashëgiminë e babait të tij.

Ai tha se nuk ka ndërmend të hyjë në politikë, por dëshiron të përdorë përvojën e tij për të folur më shumë rreth varësisë dhe procesit të rikuperimit.


Video