PANIK në Holandë/ Disa persona merren PENG në një kafene, evakuohet zona!

30 March 2024, 12:35Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

PANIK në Holandë/ Disa persona merren PENG në një kafene,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kafene në qytetin lindor 'Ede' në Holandë.

Një burrë ka marrë peng të paktën katër persona (të gjithë punonjës) në kafenenë Petticoat në qytetin Ede, në Holandën lindore.

“Një kontingjent i madh policie ka rrethuar zonën në qendër të qytetit”, raportoi media holandeze.

Policia ka evakuuar rreth 150 banesa pranë lokalit, pasi personi kërcënoi se do të shpërthente eksploziv.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin qendrën e qytetit, e cila ndodhet jo shumë larg Arnhemit.

Sipas njoftimeve të policisë, nuk ka të dhëna se kjo ngjarje ka lidhje me motive terroriste. Shërbimet e trenave në zonën e prekur janë anuluar./Standard.co.uk


Video