Fillimi i bisedimeve SHBA - Iran, bie çmimi i naftës në botë

3 August 2026, 12:13Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fillimi i bisedimeve SHBA - Iran, bie çmimi i naftës në
Donald Trump

Një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi se do t’i jepte fund sulmeve ndaj Iranit, mësohet se çmimet e hidrokarbureve kanë pësuar një rënie të ndjeshme në tregtinë e hershme aziatike.

Reagimi i bërë ditën e djeshme në rrjetin e tij “Truth Social”, rriti shpresat për “paqe” në Lindjen e Mesme si dhe rihapjen e Nushticës së Hormuzit, i cili pati efekte të menjëhershme në kostot e hidrokarbureve.  

Çmimet e naftës kanë pësuar një rënie të ndjeshme në tregun aziatik, mëngjesin e kësaj të hëne.

Sipas raportimeve të bëra nga mediat e huaja, nafta West Texas Intermediate është tregtuar me 79.77 dollarë për fuçi, me një rënie prej 5.88%. Ndërsa kostoja aktuale e naftës Brent është ulur në 83.47 dollarë, me një rënie prej 5.07%.

Ndonëse të shtunën u duk sikur përçarjet do të përkeqësoheshin më tej pasi Trump paralajmëroi se SHBA-të po përgatiteshin të nisnin atë që ai e përshkroi si "sulmin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore" kundër Iranit.

Ditën e diel situata mori një tjetër rrjedhë pasi presidenti anuloi sulmin e planifikuar, duke bërë me dije se një marrëveshje mes palëve ishte afër. Ndërsa theksoi se vendimi u mor në të mirën e të gjithë botës.

Pritet që nga rënia e çmimi të naftës të preket dhe vendi ynë, ku kostot e hidrokarbureve ditët e fundit kanë qenë në luhatje.

Aktualisht nafta në Shqipëri tregohet me 214 lekë për litër, ndërsa pritet që së shpejti të kemi një çmim të ri, me një kosto më të arsyeshme.


Video