Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Emisari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka vizituar ditën e sotme Manastirin e Deçanit në Kosovë.
Kjo vizitë e tij vjen pas takimit të djeshëm me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke mbajtur edhe një konferencë të përbashkët. Escobar e përshëndeti vendimin e qeverisë për t’i falur disa dhjetra hektar tokë Manastirit të Deçanit.
Përveç Osmanit, Escobari takoi mbrëmë edhe krerët e opozitës, ndërkohë sot pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti, rreth orës 15:30.
Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale ta regjistrojë pronën e Manastirit të Deçanit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.