Elon Musk prezanton Optimus, robotin humanoid (VIDEO)

1 October 2022, 21:10Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Elon Musk prezanton Optimus, robotin humanoid (VIDEO)
Roboti Optimus

Miliarderi Elon Musk prezantoi në shfaqjen më të fundit teknologjike prototipin më të fundit të robotit humanoid, i krijuar nga kompania e tij e makinave elektrike Tesla.

I quajtur Optimus, roboti u shfaq në skenë në Silicon Valley duke ngritur në këmbë audiencën që ishte e pranishme.

Shefi i Teslës deklaroi se roboti është ende duke u përmirësuar dhe se shumë shpejt do të jetë në shitje për publikun e gjerë.

Sipas inxhinierëve, ky robot do të testohet për të punuar në fabrikat e makinave përpara se të dalë në shitje.


Video