Dyshohet se u kap me drogë në Stamboll, Presidenca e Kosovës për Valdrin Sahitit: Nuk ia kemi dhënë ne pasaportë diplomatike

16 April 2023, 18:36Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dyshohet se u kap me drogë në Stamboll, Presidenca e Kosovës
Valdrin Sahiti

Pak ditë më parë, në media u përhap një lajm se stilisti i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti u arrestua në aeroportin e Stambollit, pasi u kap me lëndë narkotike. Thuhej se ai kishte përdorur pasaportën diplomatike për të kaluar kufirin.

Pas lajmit që qarkulloi në rrjet, stilsti publikoi disa foto në Duabi dhe avokati i tij i konsideroi lajmet e dala si të rreme.  Së fundmi ka ardhur një reagim lidhur me situatën nga Presidenca e Kosovës ku thuhet se ata nuk i kanë dhënë pasaportë diplomatike. Sipas Presidencës, pasaporta të tilla diplomatike janë dhënë nga qeverisja e kaluar.

“Sqarim i sërishëm. Presidentja asnjëherë nuk i ka dhënë pasaportë diplomatike askujt, pra as Valdrin Sahitit. Presidentja as nuk e ka rekomanduar nje gjë të tillë. Presidentja nuk ka kompetencë ligjore të japë pasaporta. Këto pasaporta janë dhënë nga qeverisja e kaluar. Prandaj shpifjet e shumta të këtyre ditëve Presidenca do t’i trajtojë duke ndërmarrë masa të parapara me ligj ndaj të gjithë atyre që kanë shpifur.”- thuhet në njoftim.


Video