Dezertoi me helikopter gjatë luftës në Ukrainë, piloti rus gjendet i ekzekutuar në Spanjë

19 February 2024, 19:37Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dezertoi me helikopter gjatë luftës në Ukrainë, piloti rus
Piloti rus Maksim Kuzminov

Një pilot rus që dezertoi vitin e kaluar gjatë luftës në Ukrainë, raportohet se është ekzekutuar me breshëri plumbash në Spanjë.

Andriy Yusov, një përfaqësues i Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Ukrainës (HUR), konfirmoi për Kyiv Post vdekjen e pilotit rus Kuzminov, i cili mori kontrollin e një helikopteri luftarak të blinduar rus Mi-8 dhe e solli atë të sigurt në një bazë ajrore në rajonin e Kharkiv-it në gusht të vitit 2023.

"Ne mund të konfirmojmë faktin e vdekjes”, tha ai, duke mos dhënë detaje shtesë.

Sipas mediave ruse, 28-vjeçari Maksim Kuzminov u qëllua për vdekje, me të paktën pesë plumba në trup. Ai u gjet në një parking nëntokësor në komunën e Villajoyosa, në provincën e Alicante, Spanjë.

Gushtin e kaluar, inteligjenca ukrainase kreu një operacion të suksesshëm “Titmouse”, ku piloti rus Maxim Kuzminov solli vullnetarisht një helikopter Mi-8 nga Rusia në rajonin e Kharkiv, në duart e inteligjencës ushtarake ukrainase.

Sipas HUR, operacioni përfshinte jo vetëm kapjen e helikopterit Mi-8, por edhe marrjen e dokumentacionit të vlefshëm dhe pajisjeve sekrete teknike.

Piloti tha se motivi i tij ishte kundërshtimi ndaj pushtimit rus të Ukrainës, duke thënë se nuk donte të ishte pjesë e tij. Në këmbim të kryerjes së këtij operacioni special, atij iu ofruan garanci sigurie, dokumente të reja dhe kompensim monetar.


Video