Deklaratat për marrëveshjen e Serbisë me Rusinë, Haradinaj-Osmanit: Pse heshte për refuzimin ndaj SHBA

31 May 2022, 12:57Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deklaratat për marrëveshjen e Serbisë me Rusinë,
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani lidhur me marrëveshjen e re mes  Serbisë dhe Rusisë për gazin rus, se “Vuçiç duke blerë gazin rus po e financon luftën e Putin-it”

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se “presidentja e vajton marrëveshjen Vuçiç-Putin por hesht për JO-në e Kosovës (e thënë nga KM Kurti) për gazin amerikan.

“Ec e bjeri në fije!”, ka përfunduar ai.

Serbia ka arritur marrëveshjen e gazit me Rusinë, duke u bërë një prej shteteve që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës zyrtare, pas pushtimit të Ukrainës.

Ky veprim është kritikuar gjerësisht në Kosovë, e cila aktualisht nuk ka asnjë qasje në tregun e gazit, nuk ka infrastrukturë, dhe nuk ka furnizime me gaz natyror.

 


Video