Bie nga dritarja dhe vdes botuesi i gazetës së famshme ruse "Pravda"

6 October 2025, 17:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bie nga dritarja dhe vdes botuesi i gazetës së famshme ruse
Vyacheslav Leontyev

Vyacheslav Leontyev, drejtues i hershëm i gazetës Pravda të epokës sovjetike, ka vdekur pasi ka rënë 22 metra lartësi nga apartamenti i tij në Moskë.

Pravda dikur ishte zëdhënësi zyrtar i Partisë Komuniste dhe një nga gazetat më të fuqishme në Bashkimin Sovjetik.

Flitet se 87-vjeçari Leontyev dinte shumë për pasurinë marramendësr sekrete të elitës ruse.

Policia tani po heton nëse rënia e tij ishte një aksident, vetëvrasje apo diçka tjetër.

Ai i bashkohet një liste të gjatë të elitave ruse që kanë ndërruar jetë në rrethana misterioze, kryesisht duke rënë nga lartësi të mëdha.


Video