Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ditë pas njoftimit të përbërjes së qeverisë së tij, Sébastien Lecornu i paraqiti dorëheqjen presidentit francez Emmanuel Macron, i cili e pranoi atë, njoftoi Pallati Elize në një deklaratë të shkurtër.
Dorëheqja thellon krizën politike në të cilën ndodhet Franca.
Macron emëroi Lecornu muajin e kaluar në këtë post, por përbërja kryesisht e pandryshuar e kabinetit që ai zbuloi të dielën vonë u prit me kritika të ashpra në të gjithë spektrin politik.