Berisha çon në KQZ emrat për anëtarë të KZAZ, Alibeaj dorëzon listën me emra të hënën

27 January 2023, 14:08Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Berisha çon në KQZ emrat për anëtarë të KZAZ,

Partia Demokratike çon në KQZ emrat e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet e 14 majit. Afati për dorëzimin e emrave mbaron ditën e diel në mbrëmje, çka ka sjellë dhe lëvizjet e PD.

Lista me emra mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PD-së Flamur Noka.

Ndërkohë që KQZ-ja do të shprehet me vendim kur të dorëzojë listën me emra dhe grupi i Alibeajt.

Grupi i Alibeajt do t’i depozitojë emrat ditën e hënë.

Vetëm pak ditë më parë Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi deklaroi se në momentin që do të vijnë propozimet për anëtarë të KZAZ do të vlerësohet legjitimiteti i atij personi që në emër të PD paraqet këto propozime.

 


Video