
Ne kete interviste qe po e perkthejme te plote ne pjesen e dyte te ketij shkrimi, ideja qendrore e mendimit strategjik “makronist” eshte kjo:
Ne kontekstin e trazirave tektonike qe po ndodhin ne bote, ne ate qe Makron e quan si nje “pershpejtim te historise » (drejt tragjikes), Europa nuk duhet te jete nje gur shahu, por te marre fatet e saja ne dore. Makron kerkon qe Europa – Fuqi te behet Poli i Trete ne fushen e marredhenieve nderkombetare ne menyre qe BE-ja te jete autonome karshi dy Poleve te Superfuqive, Shba-te nga njera ane, dhe Kina nga ana tjeter.
Qe te arrihet kjo, Europes i nevojitet sipas presidentit francez nje autonomi strategjike per te mos u varur me nga askush as ne mbrojtje dhe as ne energji. Europa duhet te prodhoje me shume armatime dhe shume me shpejt e mos te bleje me armatime jashte BE-se. Po ashtu Europa e varfer ne hidrokarbure qe dje varej nga Rusia dhe sot varet nga Shba-te dhe nga disa vende árabe, duhet te investoje masivisht ne energji berthamore dhe ne energji te gjelbert (hidrogjeni si zevendesues i gazit dhe naftes).
Po pse keto teza qe jane hedhur njehere po nga Makroni ne ate qe quhet fjalimi i Sorbones me 2018, riperseriten sot sapo Presidenti francez perfundoi viziten ne Kine?
Presidenti francez frikesohet se Shba-te po na çojne ne konflkit ekonomik ose dhe te armatosur me Kinen per shkak te Tajvanit. Nese ky konflikt shperthen se shpejti, Makron vlereson se Europa nuk do te kete kohen e nevojshme as per t’u armatosur dhe as per te arritur ne nje autonomi te plote ne fushen e energjise. Nje konflikt i ri ne kete moment, do ta kthente detyrimisht Europen vassale te Shba-ve sepse nga Shba-te varen shume vende europiane si per mbrojtjen ashtu dhe per energjine.
Presidenti francez duket keshtu sikur i thote Uashingtonit nga njera ane, kujdes ne dosjen e Tajvanit sepse Franca dhe vende te tjera qe do te degjonin Francen nuk jane gati te ndjekin symbyllurazi amerikanet; dhe nga ana tjeter Makron duket sikur u thote europianeve, se nese nuk angazhohen ne rrugen e nje autonomie totale qe tani, neser do te gjenden te detyruar nga SHBA-te ne nje konflikt me Kinen, ne mos ushtarak patjeter ne nje konflikt tregtar, pasi Shba-te do t’u imponojne aleateve sanksione ndaj Kines.
Por nje lufte tregtare me Kinen do te ishte po aq shkaterruese sa nje konflikt i armatosur sepse tregtia BE-Kine, peshon me shume se 800 miliard euro! Ndaj fill pas kesaj interviste ku ai theksoi se Shba-te kane si prioritet numer nje vetem interesat e tyre, Makron kryen nje vizite shteterore ne Hollande me shume ministra ne delegacion (e para e ketij lloji qe prej gati nje çerek shekulli) sikur per t’i bindur hollandezet qe misherojne vendin me tregtues ne BE, se po vazhduam te ndjekim Shba-te ne konfliktin e tyre me Kinen, jane ne rradhe te pare vendet europiane me tregti shume te zhvilluar si Hollanda qe humbasin.
Makron e shtyn thirrjen e tij per pavaresi europiane karshi Shba-ve ne ate pike saqe ne interviste kembengul qe Europianet mos te jene te varur as nga ekstraterritorialiteti i dollarit (nje aluzion ndaj faktit qe Shba-te shpesh ndeshkojne firma euroipiane kur ato perdorin dollarin me shtete nen sanksione amerikane si eshte rasti me Iranin.)
Reagimet ne bote ndaj deklarateve te Makronit
Deklaratat e Makronit ne shtypin francez per nje Jo ndaj Shba-ve nese ato e terheqin Europen ne konlikt me Kinen, ngjane pak a shume me distancimin e Frances ndaj Shba-ve ne 2003 ne momentin e luftes ne Irak. Asaj kohe, kur Shirak i tha « jo » Bush-it, reagimet qene pro Frances ne vendet anti-amerikane dhe anti franceze ne Shba dhe ne vendet proamerikane. Para Makronit dhe Shirakut, ne vitet 60, ishte De Gol qe i pari u tregoi « limitet » amerikaneve ndonese vetem dy dekada me pare Amerika kishte çliruar Francen nga Hitleri. Me 1964, De Gol u be udheheqesi i pare i nje vendi anetar te Natos qe njohu Republiken popullore te Kines se Maos, kur amerikanet njihnin vetem Kinen e Çiang Kai-sheksit te strehuar ne Tajvan. Nje vit me pas, me 1965 De Gol u be edhe me radikal duke e nxjerre fare Francen nga strukturat e Natos (por Franca qendroi ne aleance). Asaj kohe po ashtu, arsyeja ishte refuzimi i Frances qe Amerika te perdorte dollarin qe e shtypte vete ne shkembimet tregtare nderkohe qe vendeve te tjera u kerkohej ar.
Kina asaj kohe e mburri me tone superlative gjestin shume te rendesishem te De Golit sipas Maos ne njohjen e Kikes komuniste. Pa surpriza edhe kesaj here eshte shtypi kinez qe i ben levdata intervistes se Makronit qe tingellon per kinezet si nje qendrim anti-amerikan.
E perdithsjma e kontrolluar nga pushteti kinez « Global Times » e titullon editorialin e saj me fjalet « Vizita e Makronit ne Kine si domethenie e autonomise stratégjike”. Ne shkrim mund te lexohet se « Populli kinez e ka vlerësuar gjithmonë autonominë strategjike të Francës dhe frymën e pavarur diplomatike te saj në një peizazh ndërkombëtar në ndryshim. Në atë kohë, ish-presidenti francez Sharl De Gol përqafoi ndjekjen e një politike të jashtme të pavarur për të mbrojtur sovranitetin dhe interesat kombëtare të Francës.…
Është e qartë për të gjithë se të qenit një vasal strategjik i Uashingtonit është një rrugë pa krye. Bërja e marrëdhënieve Kinë-Francë një urë për bashkëpunimin Kinë-BE është e dobishme për të dyja palët dhe për botën ».
Por pa surpriza po ashtu, edhe ne Shba, si ne kohen e jo–se se Shirakut kundra luftes ne irak, reagimet kane qene te ashpra ndaj deklaratave te Makronit. Mund te veçohen komentet e senatorit te Florides Marco Rubio, ish-kandidat republikan i primareve per president (rival i Donald Trump me 2016) qe deklaron : « Pas vizites në Kinë, Makron u tha gazetarëve se Europa duhet të krijojë distancë me SHBA dhe se nuk duhet t’i jape mbështetje Amerikës ne konfliktin me Kinen ne dosjen e Tajvanit . Na duhet të dimë nëse Makron flet ne emer te Makronit, apo nëse ai flet ne emer te Europës. Duhet ta dimë sa me shpejt, sepse Kina është shumë e gezuar me deklaratat e Makronit » . Po ne Shba, disidenti rus Gari Kasparov ish kampion i shahut qe ka gjetur aty azil deklaron po ashtu : « Nje Makron patetik si zakonisht. Europa është në luftë sot pikërisht per arsye te kunderta, sepse nuk deshi te implikohej ne krizën qe provokoi Rusia, kur Vladimir Putini pushtoi me 2014 Krimene. Europa duhet te qendroje ne krah te shba-ve perballe Kines », sipas Kasparovit. Nje deputet estonian qe kryeson komisionin parlamentar te puneve te jashtme po ashtu pyet publikisht « Perse keshtu president Makron, perse ? Europa duhet te qendroje ne krah te Shba-ve per te ekuilibruar fuqine kineze »…
Ne menyre qe gjithekush te krijoje vete opinion e tij, nese Makron eshte vertete « anti-amerikan », apo thjesht nje pro-europian i vendosur, ja intervista e tij e plote.