Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin ka reaguar pasi dokumentet e publikuara të Pentagonit pretendonin se Uashingtoni kishte spiunuar vendet aleate, duke përfshirë Korenë e Jugut dhe Izraelin.
"The guardian" raporton se Austin teksa ka folur me homologun e tij koreano-jugor shprehu se SHBA-ja -ja po përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet me aleatët kryesorë.
Ndërkohë zyrtarët në Seul mohuan mundësinë që zyra e presidentit të kishte qenë burim i rrjedhjeve mbi shitjet e armëve të Koresë së Jugut në SHBA.
Zbulimi i materialit shumë të klasifikuar përfaqëson shkeljen më të rëndë të sigurisë kombëtare të Uashingtonit në shumë vite dhe përfshin detaje rreth mungesës së municioneve të Ukrainës dhe metodave të mbledhjes së inteligjencës amerikane të përdorura kundër Rusisë.