Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Ministria ruse e Mbrojtjes po përgatit një përgjigje ndaj sulmit që dëmtoi urën që lidh Krimenë me Rusinë jugore, sulm për të cilin ai fajësoi Ukrainën.
Në fund të një takimi me zyrtarë kombëtarë dhe rajonalë për të vlerësuar pasojat e shpërthimit, Putin e quajti atë një akt mizor dhe të pakuptimtë goditjen e urës.

Mediat e huaja raportojnë se sulmi i dytë ndaj urës së Krimesë është realizuar me dronë ujorë, dhe ka dëmtuar rëndë njërin sens kalimi.
Ura ka qenë në shënjestër të një sulmi me eksploziv në tetor të vitit të kaluar, por u rikuperua dhe u rihap sërish në shkurt. Kjo urë konsiderohet si infrastukturë kritike e përdorur nga ushtria ruse për transportin e mjeteve të rënda luftarake.
