Kurti mungoi në samitin e "Procesit të Berlinit" në Tiranë, Pacolli: E gëzoi së tepërmi Serbinë

17 July 2023, 19:46Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kurti mungoi në samitin e "Procesit të Berlinit" në
Behgjet Pacolli

Deputeti nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Behgjet Pacolli, deklaroi se mospjesëmarrja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në takimin me përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor, e ka lumturuar Serbinë.

Në një koment në rjetet sociale, Pacolli thotë se mospjesëmarrja e Kurtit ka treguar mospërgjegjësi totale duke refuzuar të marrë pjesë në këtë takim.

“Mospjesëmarrja e Kosovës në takimin përgatitor të Samitit të Berlinit, pa marrë parasysh faji i kujt është, që tani kryesohet nga Shqipëria, është lajmi më i keq që mundet t’i ndodh Kosovës. Kjo iniciativë ka në fokus integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE dhe se aty janë bërë shumë lehtësime për Kosovën duke pasur parasysh se Serbia gjithmonë ka qenë refuzuese ndaj pjesëmarrjes së Kosovës.

Mospjesëmarrja e Kosovës e gëzon shumë Serbinë. Keqardhja ime është mungesa totale e përgjegjësisë së Qeverisë dhe kryeministrit që përkundër se ishte i ftuar, refuzoi pa asnjë arsye”, shkruan ai në Facebook.

Takimi, i cili u zhvillua në Vilën 30 në Tiranë është mbajtur në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Shqipëri më 16 tetor.


Video