Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar këtë të hënë se në seancën e sotme ceremoniale të Bordit Kryesor të partisë së tij do të propozojë përfshirjen edhe të nipit të Sllobodan Millosheviç-it, Marko Millosheviç.
Daçiç u tha gazetarëve përpara seancës “dëshira e tij e madhe të merrej me problemet sociale”.
“Ai është i lumtur që gjendet në shoqërinë e miqve të dashur dhe bashkëluftëtarëve të partisë”, deklaroi Daçiç.
Marko Millosheviç i Riu, është djali i djalit të kriminelit serb, që po ashtu ka emrin Marko.
Mediat serbe shkruajnë se Millosheviç kur kishte humbur zgjedhjet kishte thënë se po largohet nga politika pikërisht për shkak të nipit të tij Marko i Riu.
Partia që aktualisht udhëhiqet nga Ivica Daçiç është e njëjta që në vitin 1990, e themeluar nga Slobodan Millosheviç.