Aksidentohet në Kiev Volodymyr Zelensky

15 September 2022, 08:13Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksidentohet në Kiev Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas ëhstë përfshirë në një aksident automobilistik. Makina me të cilën udhëtonte presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy u përfshi në një aksident rrugor në Kiev, por sipas zëdhënësit të tij, Serhii Nykyforov, ai (presidenti) ka pësuar lëndime të lehta.

Njoftimin, Nykyforov e bëri në një postim në Facebook.

Nykyforov, i cili nuk dha detaje se kur kishte ndodhur aksidenti, tha se makina e zotit Zelenskiy ishte përplasur me një automjet privat.

“Presidenti u ekzaminua nga një mjek, por nuk u konstatuan lëndime serioze”, shkruante ai, duke shtuar se aksidenti do të hetohet.


Video