A është kjo shqiptarja më e urryer në Kosovë? Gazetari: Të ngrihet urgjentisht komision hetimor për të

2 August 2023, 13:35Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A është kjo shqiptarja më e urryer në Kosovë? Gazetari:
Dejona Mihali

Ajo quhet Dejona Mihali dhe është aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosjes që prej vitesh tashmë jeton dhe punon në Kosovë.

Figura e saj është e mbuluar plot mister, pasi nga Shqipëria, ajo përflitet se është shndërruar në një prej njerëzve më të rëndësishëm brenda Vetëvendosjes. Megjithatë shumë pak dihet për të.

Mihali nuk ka asnjë post publik në qeverinë Kurti. Megjithatë ajo është anëtare e kryesisë së LVV. Sipas shumë analistëve dhe politikanëve në Kosovë, Mihali është "leva" që kontrollon deri edhe te Albin Kurti.

Dejona Mihalin e ka rikthyer në vëmendje të opinionit publik gazetari Berat Buzhala. Ai përmes nëj statusi të publikuar në rrjetet sociale thotë se një komision hetimor duhet të ngrihet dhe ta hetojë menjëherë figurën dhe veprimtarinë e saj.

Buzhala pyet edhe nëse Dejona Mihali e ka babain grek.

"Kuvendi i Kosovës duhet me e formu një komision hetimor në mënyrë urgjente:

1. Kush është Dejona Mihaili?

2. Qysh ju dha pasaporta e Kosovës në mënyre klandesine?

3. A është baba i Dejona Mihailit grek?

4. Meqë Dejona Mihaili është personi më i rëndësishëm në aparatin shtetëror, pas Albin Kurtit, a ka kalu nëpër filtrat e AKI'së?

Kjo çmenduri që po ndodhe në Kosovë, dikund një zanafillë e ka?", shkruan gazetari Buzhala në rrjetet sociale.

Në faqen e Vetëvendosje gjithashtu nuk ka shumë informacion për Mihalin. Ajo çka thuhet aty është:

“Dejona Mihali lindi në Tiranë në vitin 1980. Studimet universitare e pasuniversitare i kreu në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamenti i Filozofi-Sociologjisë. Pas studimeve ka ligjëruar në universitet dhe ka drejtuar programe universitare. Ka marrë pjesë në projekte studimore, e përkthime të fushës. Është koordinatore e komiteteve profesionale të Lëvizjes Vetëvendosje!”.

Në 18 korrik të 2016-ës, Dejona MIhali u përfshi në një incident pasi iu ndalua hyrja për në Kosovë nga Dogana e Morinës. Vetëvendosje në atë kohë e quajti ngjarjen si “vendim arbitrar të pushtetit të Thaçit, Mustafës dhe Veselit”.

Të gjithë këto dritëhije kanë bërë që ndaj Mihalit në Kosovë të hidhen shumë akuza, deri te ngritja e dyshimeve publikisht se qëllimet e saj janë "të errëta".


Video