Arrestohet zvicerani në Kosovë, dyshohet se ka vrarë gruan argjentinase

2 August 2023, 11:10Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet zvicerani në Kosovë, dyshohet se ka vrarë gruan
Foto ilustruese

Një shtetas zviceran është arrestuar nga policia në Fushë Kosovë, pasi dyshohet për vrajse.

Sipas policisë, gruaja, një shtetase argjentinase ishte dërguar në spitalin e QKUK ku edhe ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra pasi ka rënë nga godina ku jetonte së bashku me shtetasin zviceran.

Trupi i viktimës do t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa zvicerani është mbajtur në paraburgim për shkak të dyshimeve.

“VRASJE: Fushë Kosovë 01.08.2023 – 01:59. Nga QKUK-ja është raportuar se ka ndërruar jeta viktima femër shtetase e Argjentinës si pasojë e lëndimeve të marra, që dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit ku ka qenë duke qëndruar së bashku me te dyshuarin mashkull shtetas Zvicran. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.


Video