Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Indianapolis në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , ku 3 komando holandeze, jashtë detyrës janë qëlluar me armë zjarri, pranë hotelit ku po qëndronin. Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se njëri prej tyre është në gjendje kritike për jetën.
Mësohet se të shtënat me armë kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Policia dyshon se një grindjeje e momentit mes tre komandove dhe një personi të tretë ose më shumë persona ka shkaktuar ngjarjen e rëndë.
Ende nuk ka asnjë person të arrestuar, por autoritetet amerikane po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.