Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Pesë emigrantë të burgosur kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një përplasjeje në burgun “Krete1” në Agia Chania, Greqi.
Mediat greke shkruajnë se sherri ka ndodhur mes të burgosurve të huaj, gjatë servirjes së ushqimit.
Për pasojë, tre algjerianë e dy libianë kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar në spital. Ata kanë dëme në të gjithë trupin, e nuk mungojnë të prerat nga thikat.
Episodi është regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe materiali do të përdoret nga organet kompetente. Pritet që ndaj të burgosurve të merren masa, kur të dalin nga spitali.