Tërmet i fuqishëm 7.5 ballë godet Filipinet, pritet cunami në Filipine dhe Japoni

2 December 2023, 16:46Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tërmet i fuqishëm 7.5 ballë godet Filipinet, pritet cunami
Foto ilustruese

Një tërmet me magnitudë 7.5 goditi Mindanaon në Filipine, të shtunën, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), në një thellësi prej 63 km dhe si shkak një cunam pritet të godasë Filipinet dhe Japoninë së shpejti.

Agjencia e Sizmologjisë Filipine PHIVOLCS tha se valët e cunamit mund të godasin Filipinet deri në mesnatën me orën lokale dhe mund të vazhdojë për orë të tëra.

Transmetuesi japonez NHK tha se valët e cunamit deri në një metër (3 këmbë) të larta pritet të arrijnë në bregun perëndimor të Japonisë pak më vonë - deri në orën 1:30 të mëngjesit të së dielës.

 

 


Video