Kërcënoi 28-vjeçarin për borxhin, arrestohet i riu në Fier, i mori dy makina në këmbim

21 October 2026, 10:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kërcënoi 28-vjeçarin për borxhin, arrestohet i riu në
Foto ilustruese

Një 34-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi dyshohet se ka kërcënuar një 28-vjeçar për t’i marrë një shumë parash që pretendonte se i kishte borxh. Sipas policisë, në këmbim të borxhit vëllai i të riut ka dërguar vëllanë e tij në Lushnje, ku i ka dorëzuar 34-vjeçarit dy automjete.

Ndërkohë 34-vjeçari u kap nga policia duke marrë automjetet ku iu gjet edhe një armë neuroparalizuese, e cila u sekuestrua nga uniformat blu.

Për rastin është shpallur në kërkim edhe një 37-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor.

Njoftimi i policisë:

Fier/Finalizohet operacioni i koduar “Këmbimi”.

Kanosën një shtetas (rezident në Itali), për t’iu kthyer borxhin, arrestohet 34-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, të dy me precedentë të mëparshëm penal.

34-vjeçari, i cili u kap në flagrancë duke marrë 2 automjete në këmbim të borxhit, kishte me vete armë neuroparalizuese. Sekuestrohen 2 automjetet dhe pistoleta neuroparalizuese.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një 28-vjeçari, se ishte kanosur nga 2 shtetas, për dhënien e një shume parash, finalizuan operacionin e koduar “Këmbimi”, në kuadër të të cilit, u vu në pranga shtetasi F. S.(H.), 34 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi R. M.(F.), 37 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë kanosur 28-vjeçarin që t’iu jepte shumën e parave që pretendonin se iu kishte borxh. Në këmbim, 28-vjeçari ka udhëzuar vëllanë e tij, për t’i dhënë në Lushnjë, 34-vjeçarit, 2 automjete.

Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 37-vjeçarit, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Video