Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri, që mbahet i burgosur në Francë dhe kërkohet nga drejtësia shqiptare, ka kërkuar sërish lirimin e tij përpara dhomës së hetimeve të Gjykatës së Apelit në Amiens.
Sipas gazetës franceze Courrier Picard, vendimi për kërkesën e tij pritet të premten.
Beqiri ndodhet ende në burgun e Beauvais, ndërsa përpara drejtësisë franceze ka paraqitur sërish kërkesën për t'u liruar. Gazeta thekson gjithashtu dëshirën e tij për të qëndruar në Francë.
Çështja lidhet me kërkesën e autoriteteve shqiptare për Beqirin, i cili kërkohet nga drejtësia shqiptare kundër korrupsionit.
Ndërkohë, në Francë është raportuar për sekuestrimin e pasurive me vlerë 2,1 milionë euro dhe për një kështjellë në departamentin Oise.
Vendimi i gjykatës franceze për kërkesën e tij për lirim pritet të premten./CourrierPicard