Si po i mbush burgjet me dibranë, Ministri Ulsi Manja!

7 September 2022, 19:49Investigim SHKRUAR NGA ENDRIT HABILAJ
Si po i mbush burgjet me dibranë, Ministri Ulsi Manja!
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja

Nuk është sekret që në Shqipëri vendet e punës në administratën shtetërore ofrohen e përcaktohen rëndom nga deputetët e ministrat. Emërimet nepotike janë një prej shqetësimeve kryesore të ngritura edhe në raportet e progresit të Komisionit Europian, pas fenomenit të korrupsionit.

Megjithatë, vërejtjet e KE dhe shqetësimi i ngritur edhe nga organizatat e shoqëria civile në vend duket se kanë rënë në vesh të shurdhër në Ministrinë e Drejtësisë të drejtuar nga Ulsi Manja.

Janë një sërë postesh drejtuese, kryesisht në administratën e burgjeve që çuditërisht janë zënë nga persona me origjinë dibrane, vendlindja e ministrit të Drejtësisë.

Emërimet fillojnë nga zv.Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Femi Sufaj, lindur në Dibdër.

Vazhdojnë më tej me Paulin Rajtën, drejtori i Policisë së Burgjeve, që me ndryshimet e fundit ligjore ka marrë kompetencat e një policie të mirëfilltë gjyqësore përsa u takon kompetencave që i jep ligji për hetimin dhe ndëshkimin e efektivëve të policisë së burgjeve.

Tefik Sulejmani është një tjetër dibran që ministri Ulsi Manja e ka ‘respektuar’ me poste në administratën e burgjeve.

Emërimet vazhdojnë edhe më tej, ku Apostol Luca mban postin e drejtorit të burgut të Lushnjes, ndërsa Ergys Shehu, Dritan Hysi dhe Meft Shehu janë në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Policisë së Burgjeve.

Këta emra janë në postet, apo strukturat drejtuese qendrore të administratës së burgjeve, duke përjashtuar këtu efektivët e thjeshtë të administratës dhe policisë së burgjeve.

Ndoshta është rastësi, por ‘mbipopullimi’ me dibranë i administratës që varet drejtpërdrejt nga një dibran, siç është Ulsi Manja ngre hije dyshimi për emërime e punësime nepotike.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video