"Hajde çikë jashtë, je gangster ti"/ E dhunuan bashkë me të atin në Vlorë, i riu futet në lokal me hanxhar në dorë për të marrë hak! (Video)

10 Nëntor 2026, 14:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Hajde çikë jashtë, je gangster ti"/ E dhunuan
Dukat të Vlorës

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Dukat të Vlorës, ku një i ri ka hyrë në një lokal me hanxhar në dorë, duke kërcënuar personat që ndodheshin brenda.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur i riu futet në lokal i armatosur me hanxhar dhe i drejtohet banakierit me fjalët: “Hajde çikë jashtë, je gangster ti!”.

Në video shihen dy klientë që ngrihen me shpejtësi nga tavolina dhe dalin jashtë.

Më pas, i riu shtyn njërin prej tyre, ndërsa një person tjetër ndërhyn për të shmangur përplasjen. I kërcënuari dëgjohet duke bërtitur dhe largohet për t’u fshehur.

Disa ditë përpara kësaj ngjarjeje, i riu ishte dhunuar fizikisht së bashku me të atin. Ngjarja e fundit dyshohet se lidhet me konfliktet e mëparshme, ndërsa rrethanat e plota mbeten për t’u sqaruar.


Video