
Gazetari i njohur Enver Robelli, ka komentuar rrahjet massive të Policisë ndaj protestuesve, edhe kur këta të fundit s’paraqesin asnjë rrezik.
“Rrahja e qytetarëve që janë nën kontroll të plotë të policisë dhe s'paraqesin më rrezik është krim. I ushtruar nga një hajdut i veshur me uniformë dhe i ndërsyer nga një qeveri e papërgjegjshme me një kryeministër që vetëm hakërrehet.
Kjo qasje vetëm ngjallë mllefin e verbër të njerëzve që besojnë se nuk kanë çfarë të humbasin - ndonëse jetën e kanë para tyre. I tillë është edhe ai mendjehumburi që kërcen mbi instalimin në nderim të veprës së Gjergj Fishtës.
Pushteti i keq e nxjerr në sipërfaqe edhe të keqen e shtresave shpresëhumbura. Sundimtarin që nuk e ndalin institucionet, një ditë e ndalin veprimet jashtëinstitucionale. Ose tentojnë ta ndalin.
Kërbaçi nuk e sjell paqen sociale. As guri. Por të dyja mund të keqpërdoren si mjete për nxitje tensionesh derisa të marrin drejtimin e punëve njerëz racionalë.
Në shoqëritë demokratike lëshon pe e kërkon zgjidhje ai që ka gjithë pushtetin në duar dhe është përgjegjës për mirëqenien e të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe ata që hedhin gurë”, shkruan ai.