Presidenti në detyrë Ilir Meta ditët e fundit është kujdesur që të afrohet sa më shumë të jetë e mundur me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Pas akuzave dhe sulmeve që i bëri vitin e shkuar duket se Meta është bërë pishman dhe nuk lë rast që të jetë në evenimente ku është dhe diplomatja amerikane.
Në një postim në Twitter, Meta shfaqet në krah të ambasadores.
“I gëzuar të merrja pjesë në pritjen e Ambasadës së Egjiptit, me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi mik, për të ndarë urimet më të mira për prosperitetin e popullit egjiptian dhe për Presidentin Alsisi Official. Të vendosur për të forcuar më tej lidhjet e forta historike e kulturore dhe marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira historike, politike, kulturore dhe njerëzore midis dy vendeve e popujve tanë”, shkruan Meta në Twitter.
Pas disa ditësh Meta do të përfundojë mandatin si President, dhe në media është thënë më shumë se njëherë ai mund të shpallet non grata nga SHBA.
2/2 Të vendosur për të forcuar më tej lidhjet e forta historike e kulturore dhe marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira historike, politike, kulturore dhe njerëzore midis dy vendeve e popujve tanë. ???????????????????? @MfaEgypt @AlsisiOfficial pic.twitter.com/hQyLuiob3a
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) June 30, 2022
Për të hequr këtë frikë, por dhe për të treguar se sa inferiore është politika shqiptare ndaj politikës amerikane, ashtu si Rama që ndiqte Biden nëpër sallën e takimit të NATO-së, Meta kërkon me qiri një takim me ambasadoren për të bërë një foto ku të duken të dy të buzëqeshur.