Ish-kandidati i PSD-së i dënuar që fitoi tender për Spaçin fiton edhe 130 mijë euro nga Gjykata e Posaçme!

9 August 2025, 22:49Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-kandidati i PSD-së i dënuar që fitoi tender për
Foto ilustruese

Ish-kandidati për deputet i Partisë Socialdemokrate, Benard Martini, fitoi disa muaj më parë tenderin e shumë debatuar të restaurimit të Burgut të Spaçit. Punimet në monumentin e kulturës dhe në godinën ku kanë vuajtur mijëra të dënuar nga regjimi ishin vërtet skandaloze, ku u tentua që të mbulohej trashëgimia e atyre që vuajtën në atë burg famëkeq.

Ironia e fatit e deshi që fituesi i procedurës të kishte lidhje të forta me politikën, pasi pronari i firmës fituese Benard Martini ka qenë kandidat për deputet. Ai ka vetëdeklaruar se ka qenë disa herë i proceduar dhe dënuar për krime të ndryshme, ndërkohë që disa javë pas këtij skandali, Martini ka fituar një tjetër procedurë. Sërish për inerci të fatit, institucioni që i jep tender është një gjykatë!

Ish-kandidati i PSD-së i dënuar që fitoi tender për

Ish-kandidati i PSD-së i dënuar që fitoi tender për
Faksimile: Njoftimi i fituesit të Gjykatës së Posaçme për tenderin e restaurimit të disa sallave gjyqësore

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, kompania “MARTINI KONSTRUKSION & REAL ESTATE” me pronar 100 % Benard Martinin ka fituar tender nga vetë Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, atje ku dalin para togave të zeza politikanë apo zyrtarë të tjerë për krime nga më të ndryshmet.

Objekti i tenderit është “ristrukturim i katër sallave të gjyqeve (punime ndërtimore)” me një afat prej 1 muajsh nga data e shkurtimit të kontratës. Pra e njëjta firmë që bëri ato punime skandaloze të Spaçit do të restaurojë edhe sallat e gjykatës.

Në tender oferta e Benard Martinit nuk ka qenë më e ulta. Firma e tij ofroi 12.6 milionë lekë, ose rreth 130 mijë euro. Firma “RSM COMPANY” ofroi 11 milionë lekë, por më vonë u skualifikua nga Gjykata e Posaçme.

Por nëse do të bëjë punime në një institucion të rëndësisë së veçantë, a ka firma “Martini” apo edhe pronari i saj Benard Martini, certifikata sigurie? A janë të sigurta punët që do të bëjë, duke parë edhe të kaluarën e tij me lidhje politike dhe i proceduar?!

Ish-kandidati i PSD-së i dënuar që fitoi tender për
Faksimile: Deklarata para KQZ-së e Benard Martinit, ku pranon se ka qenë i proceduar dhe hetuar disa herë

Disa javë më parë, VoxNews denoncoi punimet në Burgun e Spaçit, teksa redaksia jonë publikoi edhe të kaluarën e pronarit të firmës fituese. Mësohet se vetë Martini ka deklaruar para KQZ-së se ka pasur dosje në Prokurorinë e Tiranës në vitin 2016.

Dosja e parë ka qenë për shkatërrim prone”. Dosja e dytë, në vitin 2015 po në Prokurorinë e Tiranës për “ndërtim të paligjshëm”. Dhe dosja e tretë, në vitin 2009, për “vjedhje”.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Video