Flakët rrezikuan banesat, ndërhyrja nga toka dhe ajri frenon zjarrin në Peqin

3 October 2026, 09:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Flakët rrezikuan banesat, ndërhyrja nga toka dhe ajri frenon zjarrin

Pas një nate të vështirë, paraqitet më e qetë situata nga zjarret në Bashkinë e Peqinit.

Gjatë gjithë natës është punuar nga dhjetëra forca zjarrfikëse dhe të ushtrisë për vënien nën kontroll të flakëve. Po ashtu, ndërhyrja nga ajri ka vijuar edhe mëngjesin e sotëm, duke ulur intensitetin e zjarrit dhe shmangur rrezikun.

E gjithë puna e zjarrfikësve u përqendrua në shpëtimin e banesave dhe krijimin e një kordoni për të parandaluar përhapjen e zjarrit.


Video