May 9th Elections/ Berisha's Instruction: Find figures from students and lecturers!

2026-11-12 15:04:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
May 9th Elections/ Berisha's Instruction: Find figures from students and
Opposition leader Sali Berisha at the Democratic Party headquarters

The Democratic Party has begun work on identifying its mayoral candidates for the May 9, 2027 elections, without waiting for an agreement to be reached with other opposition parties for a joint candidate.

Although the DP declares that it remains open to cooperation with other opposition forces and continues to hold out its hand for a unifying candidacy, it has simultaneously begun the process of selecting the names that will represent the party in the race for local government.

According to the document, the process should not be limited to party membership, but should also extend to other figures with the potential to run.

A striking element in the instruction is the orientation to identify potential candidates even among students and professors who are part of the protests.

"In addition to political proposals that usually involve members and leaders of Democratic Party structures, members and leadership structures should engage through an open and intensive dialogue with supporters and sympathizers of the Democratic Party and the community as a whole, with the teaching staff and the academic world, students and civil society, freelancers, honest entrepreneurship, the politically persecuted and owners, as well as non-profit organizations, to collect opinions and proposals with the aim of identifying persons with integrity, civic courage and outstanding capacities in support of public causes, objectives and the program of the DP," the instruction states.

DP branches have until November 30th to collect proposals.

Addressed to: The Chairmen and leadership structures of the Democratic Party Branches

The upcoming local government elections are taking place after the unilateral approval of the Territorial Reform by the Socialist Party, which merged 15 municipalities, reducing the map to 46 municipalities, contrary to the demands of all local communities, public consultations, local democracy, and European Union standards, without providing any solution to the deep problems caused by the 2014 territorial reform. This "territorial reform" serves only to consolidate the political power of the Socialist Party and destroys the representation of communities, in conditions of a dramatic depopulation of the country.

Përgjigjia jonë politike, në mes të protestave më të fuqishme shoqërore që kanë tronditur thellë regjimin, është hapja e plotë ndaj shoqërisë, duke fokusuar punën e strukturave në identifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë me integritet të lartë moral, profesional e qytetar, në çdo komunitet vendor.

Për sa më sipër, me qëllim garantimin e një procesi sa më të hapur, transparent dhe gjithëpërfshirës për evidentimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave më cilësore dhe përfaqësuese për Partinë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore, të nisë procesi i mbledhjes së propozimeve të kandidaturave për kryetarë bashkie në të gjitha degët e Partisë Demokratike.

Për këtë,

UDHËZOJ:

I. NISJA E PROCESIT DHE MËNYRA E EVIDENTIMIT TË KANDIDATURAVE

Nisjen e procesit të mbledhjes së propozimeve të kandidaturave për pushtetin vendor, të cilat do të përfaqësojnë Partinë Demokratike në zgjedhjet vendore të datës 9 maj 2027.

Të gjitha Degët e PD-së të nisin menjëherë procesin e marrjes së mendimeve dhe propozimeve nga anëtarësia dhe strukturat e PD-së, sipas parashikimit statutor të nenin 12, pika 1 e Statutit të PDSH-së;

Me qëllim realizimin e një procesi sa më të hapur dhe gjithëpërfshirës, përveç propozimeve politike që si rregull përfshijnë anëtarë dhe drejtues të strukturave të Partisë Demokratike, anëtarët dhe strukturat drejtuese duhet të angazhohen nëpërmjet një dialogu të hapur e intensiv me mbështetësit dhe simpatizantët e Partisë Demokratike dhe komunitetin në tërësi, me trupën e pedagogëve dhe botën akademike, studentët dhe shoqërinë civile, profesionistët e lirë, sipërmarrjen e ndershme, të përndjekurit politikë dhe pronarët, si dhe organizatat jofitimprurëse, për mbledhjen e mendimeve dhe propozimeve me qëllim evidentimin e personave me integritet, kurajë qytetare dhe kapacitete të spikatura në mbështetje të kauzave publike, objektivave dhe programit të PD-së.

Në bashkitë që preken drejtpërdrejt nga ndryshimet e hartës së re territoriale dhe shkrirja e 15 bashkive ekzistuese, degët përkatëse të Partisë Demokratike bashkërendojnë punën dhe organizojnë konsultime të posaçme me banorët dhe strukturat e njësive të shkrira. Qëllimi i këtij bashkërendimi është të garantohet që zëri, interesat dhe përfaqësimi dinjitoz i këtyre komuniteteve të mos cenohet nga harta politike e mazhorancës, por të jetë faktor përcaktues në identifikimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave përfaqësuese për bashkinë përkatëse.

Deputetët e Partisë Demokratike dhe kryetarët e bashkive në detyrë nuk i nënshtrohen procesit të seleksionimit dhe përzgjedhjes paraprake; ata konsiderohen të kualifikuar drejtpërdrejt për fazat e mëtejshme të procesit të përzgjedhjes.

II. PROFILI DHE KRITERET PËR KANDIDATËT

Propozimet duhet të përfshijnë personalitete publike dhe individë të spikatur nga të gjitha fushat e jetës dhe shtresat shoqërore, me integritet të lartë politik ose profesional, me reputacion të pacenuar moral, me kontribute të njohura profesionale dhe me angazhim aktiv qytetar në mbrojtje të interesit publik, luftës kundër korrupsionit dhe të drejtave të komunitetit, të cilët gëzojnë respekt, besim dhe mbështetje të gjerë në bashkinë ku jetojnë e punojnë.

Kandidatët që propozohen për t’u kualifikuar në procesin e përzgjedhjes duhet të plotësojnë këto kritere:

a) Të mos ndodhen në kushtet e pazgjedhshmërisë në një funksion publik, sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ndryshuar;

b) Deri në datën 02.07.1991, të mos kenë qenë anëtarë ose kandidatë të Byrosë Politike, anëtarë të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, anëtarë të Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetarë të Gjykatës së Lartë, Prokurorë të Përgjithshëm, kryetarë të Hetuesisë së Përgjithshme, anëtarë të Këshillit të Ministrave, kryetarë të Degëve të Punëve të Brendshme, punonjës të organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtorë 

të ish-Sigurimit të Shtetit apo të favorizuar, anëtarë të Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokurorë apo gjyqtarë në procese politike;

c) Të jenë aktivë në jetën publike dhe qytetare, duke mbrojtur me vendosmëri interesin publik, të drejtat e komuniteteve lokale, si dhe vlerat dhe parimet e PDSH-së;

d) Të kenë dhënë kontribut në fushatat elektorale për Partinë Demokratike ose të kenë spikatur në kauza publike, lëvizje qytetare, studentore, akademike apo komunitare në mbrojtje të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe qeverisjes së pastër;

e) Të kenë kryer arsimin e lartë;

f) Të mos kenë në fuqi masa disiplinore për shkelje të Statutit të PDSH-së, Rregullores së Brendshme dhe Kodit të Sjelljes së Mirë, Etikës dhe Integritetit të PDSH-së.

III. DOKUMENTACIONI DHE PROCEDURA E VERIFIKIMIT

Çdo kandidat i propozuar ose i vetëpropozuar që shpreh interesin për të qenë pjesë e procesit të përzgjedhjes, duhet të paraqesë pranë Sekretariatit Organizativ dhe të Burimeve Njerëzore të PDSH-së dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Një kërkesë formale ku shpreh vullnetin e tij/saj për të kandiduar, duke specifikuar qartë bashkinë/zonën ku dëshiron të garojë;

b) CV të shkurtër profesionale, politike dhe të angazhimit publik/qytetar të përditësuar;

c) Formularin e vetëdeklarimit të pastërtisë së figurës, sipas formatit të KQZ-së;

d) Vetëdeklarim se nga data 29.11.1944 deri në 02.07.1991 nuk ka mbajtur asnjë nga funksionet e përcaktuara në Kreun II, pika 2, shkronja “b” të këtij udhëzimi;

e) Vetëdeklarim kur ai është anëtar i PDSH se ndaj tij/saj nuk ka masa disiplinore në fuqi për shkelje të Statutit, Rregullores së Brendshme dhe Kodit të Sjelljes së Mirë, Etikës dhe Integritetit të PDSH-së.

Vlerësimi i përmbushjes së kushteve dhe kritereve të kandidatëve të propozuar kryhet nga Komisioni i Seleksionimit të Kandidaturave (KSK), sipas nenit 12, pika 1 e Statutit të PDSH-së. Komisioni përbëhet nga të paktën 5 anëtarë, të cilët janë figura me një karrierë të gjatë në PD, jashtë kushteve të konfliktit të interesit, apo me angazhim të spikatur në shoqërinë civile ose botën akademike.

KSK vepron në mënyrë të pavarur nga organet drejtuese të Partisë dhe i nënshtrohen vetëm rregullave të përcaktuara në Statut apo aktet nënligjore të miratuara në përputhje me të.

Pas mbylljes së fazës së propozimeve dhe dorëzimit të aplikimeve, KSK shqyrton dokumentacionin brenda 15 ditëve sipas metodologjisë së miratuar dhe i rekomandon Kryesisë së PDSH-së listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret dhe kushtet statutore.

IV. RREGULLAT ORGANIZATIVE DHE KONFLIKTI I INTERESIT NË DEGË

Kur kryetari ose sekretari i degës propozohet dhe pranon të jetë kandidat për zgjedhjet e pushtetit vendor, detyrat përkatëse në degë ushtrohen nga nënkryetari i degës, në përputhje me parashikimet e Nenit 40, pika 1 të Statutit të PDSH-së.

Në bashkitë që mbulohen nga më shumë se një degë e PDSH-së, si dhe në bashkitë ku janë bashkuar njësi të reja pas riorganizimit territorial, strukturat drejtuese të degëve përkatëse bashkërendojnë ngushtësisht procesin e konsultimeve për të garantuar gjithëpërfshirje dhe përfaqësim të drejtë të çdo komuniteti.

Drejtuesit e strukturave të Partisë, në qendër dhe në nivel baze, kujdesen që procesi i propozimeve dhe konsultimeve të jetë i lirë, i ndershëm, asnjanës dhe i barabartë, duke shmangur çdo ndikim të njëanshëm mbi anëtarësinë dhe duke garantuar trajtim të barabartë e hapësirë të plotë për çdo kandidaturë të propozuar nga partia apo nga komuniteti.

Procesi i mbledhjes së propozimeve duhet të përfundojë brenda datës 30.11.2026.

Propozimet dhe dokumentacioni shoqërues dërgohen në formë shkresore dhe elektronike pranë Sekretariatit Organizativ dhe të Burimeve Njerëzore.

Shkelja e rregullave të parashikuara në këtë udhëzim sjell pasoja disiplinore sipas Statutit në fuqi të PDSH-së, Rregullores së Brendshme si dhe Kodit të Sjelljes së Mirë, Etikës dhe Integritetit të PDSH-së.

Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Sekretariati Organizativ dhe i Burimeve Njerëzore, si dhe kryesitë e degëve të Partisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij Udhëzimi.

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë.

V. AFATET DHE DISPOZITA TË FUNDIT

-Procesi i mbledhjes së propozimeve duhet të përfundojë brenda datës 30.11.2026.

-Propozimet dhe dokumentacioni shoqërues dërgohen në formë shkresore dhe elektronike pranë Sekretariatit Organizativ dhe të Burimeve Njerëzore.

-Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë.

-Shkelja e rregullave të parashikuara në këtë udhëzim sjell pasoja disiplinore sipas Statutit në fuqi të PDSH-së, Rregullores së Brendshme si dhe Kodit të Sjelljes së Mirë, Etikës dhe Integritetit të PDSH-së.

-The Secretary General, the Organizational and Human Resources Secretariat, as well as the Party branch leaderships are responsible for following and implementing this Instruction.


Video