Marko van Basten shtë nga ata që nuk e njohin diplomacinë, kur flitet për tema të caktuara të futbollit. Ai flet qartë dhe hapur për atë që mendon.
Ish-sulmuesi i famshëm i Milanit dhe Hollandës, fitues i 'Topit të Artë', së fundi ka kritikuar ashpër sjelljen në fushë të Neymar. Ai nuk ia përton aspak brazilianit të PSG-së, të cilin e quan qaraman dhe antipatik.
“Neymar shtë një qaraman i vërtetë. Provokon në mënyrë të vazhdueshme kundërshtarët në fushë. Në fillim shtë ai që bën një faull ndaj një lojtari tjetër dhe pastaj bën sikur shtë ai viktima. Nuk mund ta prekësh dot në fushë.
Do të duartrokisja, nëse dikush do të merrej vërtet me të, sepse shtë një futbollist i pakëndshëm ", ka thënë van Basten për 'Cabine Desportiva'.
Neymar ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 9 asiste në 14 ndeshje për PSG-në këtë sezon në të gjitha kompeticionet.
Edhe më parë Neymar shtë kritikuar për ekzagjerimet që bën në fushë, kur i ndërhyjnë mbrojtësit kundërshtarët. Legjenda holandeze nuk e pëlqen aspak këtë lloj lojtari.