
Kremlini deklaroi se dëshiron të vazhdojë zhvillimin e marrëdhënieve me Serbinë, pavarësisht humbjes në zgjedhjet parlamentare aleatit të tij, Aleksandar Vuçiç, përballë lëvizjes së drejtuar nga studentët.
Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov, theksoi se “duhen dy palë për të kërcyer tango”, duke nënkuptuar se bashkëpunimi kërkon vullnetin e të dyja palëve.
“Në fakt, ne i njohim rezultatet e zgjedhjeve që u zhvilluan në Serbi. Ne e vlerësojmë lart kontributin që Vuçiçi ka dhënë për zhvillimin e marrëdhënieve tona dypalëshe. E dimë se z. Vuçiç do të mbetet në skenën politike dhe shpresojmë se, edhe pse në opozitë, ai do të vazhdojë të kontribuojë në zhvillimin e këtyre marrëdhënieve dypalëshe.
Sa i përket forcës së re politike që do të vijë në pushtet si rezultat i zgjedhjeve, shpresojmë se veprimet e saj do të jenë gjithashtu të orientuara në mënyrë konstruktive drejt zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve, dhe se këto forca të reja politike do të kuptojnë se bashkëpunimi me Rusinë është në interes të Serbisë; ai është i dobishëm për Serbinë, është, para së gjithash, në avantazh të Serbisë.
Nga ana jonë, ne synojmë të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e mundur për të nxitur zhvillimin e marrëdhënieve tona me Beogradin. Por, siç e dini, për këtë duhen dy palë", tha zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov.