The draft is clarified: How the PD candidates for mayor will be selected

2022-09-26 17:59:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
The draft is clarified: How the PD candidates for mayor will be selected
Meeting of the National Council

The draft that is expected to be approved at today's meeting of the National Council of the Democratic Party for the election of candidates for mayor has been clarified.

Candidates will be selected by primaries where all Democrats will have the right to vote and p♪7r proposed.

Deputies of the Democratic Party and incumbent mayors are not subject to the selection and pre-selection process. They qualify directly to compete in the primary.

The candidate is declared the winner only if he receives at least 50% + 1 of the votes from the total valid votes in a given area. In the event that none of the candidates receives at least 50% + 1 of the votes from the total valid votes, then the two candidates with the highest number of votes go to a runoff. In case of an equal distribution of votes, the candidate or candidates who go to the runoff are drawn by lot. 

FULL DRAFT:

ON THE METHODS OF SELECTING CANDIDATES FOR LOCAL GOVERNMENT ELECTIONS

In support of articles 10, 12, 25, 38, 53 et seq. of the DPSH Statute, the National Council of the Democratic Party, at the meeting of September 26, 2022,

DECIDE:

I. GENERAL PRINCIPLES

1. The selection and selection of the official candidates of the DPSH for local government elections in the Republic of Albania is carried out through the direct voting of the membership and sympathizers of the DPSH, according to the principle "one member, one vote", in accordance with the modalities that guarantee the competition of fair and free competition, equal chances between candidates, as well as their control over the way this process is carried out (hereinafter "Primaries").

2. Primaries are organized periodically, whenever local government elections are officially announced, including cases of early elections.

3. The primaries are organized by free, secret, equal and direct voting, according to the conditions, criteria and stipulations provided in this regulation.

4. Kryesia e PDSH shpall me vendim datën e primareve si dhe emëron po atë ditë anëtarët e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (në vijim “KOKOE”), i cili, sipas parashikimit statutor, organizon dhe mbikqyr procesin zgjedhor të primareve, si dhe përcakton afatet dhe modalitetet e regjistrimit të simpatizantëve.

5. Procesit të seleksionimit dhe përzgjedhjes paraprake nuk i nënshtrohen deputetët e Partisë Demokratike dhe kryetarët e bashkive në detyrë. Ata kualifikohen drejtpërsëdrejti për të garuar në primare.

6. Anëtarët dhe simpatizantët e partisë ushtrojnë lirisht të drejtën e tyre të votës në primare, pa asnjë dallim, në përputhje me modalitetet e parashikuara në këtë rregullore.

7. Lista e votuesve në procesin e primareve u dërgohet degëve zyrtarisht nga Sekretariati Organizativ dhe i Burimeve Njerëzore, jo më vonë se 3 ditë para datës së mbajtjes së primareve.

8. Procesi i primareve për zgjedhjet e pushtetit vendor, si rregull, duhet të përfundojë jo më vonë sesa 30 ditë nga afati maksimal ligjor që Kodi Zgjedhor parashikon për dorëzimin e kandidaturave nga Partitë dhe jo më vonë sesa 30 ditë nga afati maksimal ligjor për dorëzimin e kandidaturave nga koalicionet zgjedhore. Ky afat mund të reduktohet në 15 ditë përpara datës së zgjedhjeve, në rastet e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

9. Në mbyllje të primareve për zgjedhjet e pushtetit vendor, konsiderohet i përzgjedhur dhe fitues ai kandidat i cili merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i votave të vlefshme në një zonë të caktuar.

10. Në rast se asnjë nga kandidatet nuk merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i votave të vlefshme, atëherë kalojnë në balotazh dy kandidatët me numrin më të lartë të votave. Në rast ndarje votash në mënyrë të barabartë, kandidati apo kandidatët që kalojnë në balotazh hidhen me short. Shorti zhvillohet nga KOKOE brenda 24 orëve nga shpallja e rezultatit. Votimet për balotazhin zhvillohen 7 ditë pas datës së primareve dhe konsiderohet i përzgjedhur dhe fitues kandidati i cili merr numrin më të lartë të votave të vlefshme.

11. Pas përmbylljes së procesit të primareve dhe në përputhje me Statutin e PDSH, lista përfundimtare e kandidaturave elektorale të PDSH-së miratohet me vendim të Këshillit Kombëtar, sipas propozimit të Kryesisë së PDSH-së, bazuar në rezultatin e primareve.

II. KANDIDATËT PJESËMARRËS NË PRIMARE

1. Kandidatët e interesuar për të marrë pjesë në primaret për zgjedhjet e pushtetit vendor,
evidentohen nëpërmjet :

a) vetëpropozimit;

b) propozimit nga anëtarësia; ose

c) propozimit nga organet qëndrore të PDSH-së.

2. Pavarësisht nëse një kandidat mund të propozohet për të garuar në më shumë sesa një
zonë, nuk lejohet që një kandidat të aplikojë për t’u paraqitur njëkohësisht në më shumë
sesa në një garë primare.

3. Kur kryetari ose sekretari i degës dëshirojnë të garojnë në primare për zgjedhjet e
pushtetit vendor, këta të fundit duhet të aplikojnë brenda 3-ditëve nga data e shpalljes së
primareve duke dhënë dorëheqjen e menjëhershme nga mandati i tyre si kryetar ose
sekretar i degës.

4. Kandidatët në primare për zgjedhjet vendore duhet të jenë personalitete publike me profil
të lartë politik ose profesional, integritet dhe me ndikim shoqëror në komunitetin ku jetojnë
e punojnë.

5. Kandidatët që duan të kualifikohen për në primare duhet gjithashtu të plotësojnë këto
kritere:

a) Të mos ndodhen në kushtet e pazgjedhshmërisë në një funksion publik, sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ndryshuar;

b) Deri në datën 02.07.1991, të mos ketë qënë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i
Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i Degës së Punëve të Brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, apo gjyqtar në procese politike;

c) Të jenë aktiv në jetën publike, duke mbrojtur kurdoherë interesat, vlerat dhe parimet e PDSH;

d) Të kenë dhënë kontribut në fushatat elektorale për Partinë Demokratike, si dhe,

e) Si rregull të ketë kryer arsimin e lartë;

f) Të mos kenë në fuqi masa disiplinore për shkelje të statutit të PDSH, Rregullores së Brendëshme dhe Kodit të Sjelljes së Mirë, Etikës dhe Integritetit të PDSH.

6. Vlerësimi i përmbushjes së kushteve dhe të kritereve të kandidatëve që duan të kualifikohen në primare, kryhet nga Këshilli i Kualifikimit (në vijim “KK”). KK është organ ad-hoc këshillimor i cili ndihmon Kryesinë e PDSH dhe i rekomandon Kryesisë listën e kandidatëve që kualifikohen të garojnë në primare.

7. Këshilli i Kualifikimit ngrihet me vendim të Kryesisë së PDSH ditën që njoftohet zyrtarisht zhvillimi i primareve. KK përbëhet nga 3 deri në 5 anëtarë, të cilët përmbushin këto kritere:

a) Janë personalitete dhe figura të shquara të Partisë Demokratike;

b) Nuk kanë konflikte interesi me kandidatët potencial të primareve.

8. Çdo kandidat i interesuar për të marrë pjesë në primare duhet të paraqesë pranë Sekretariatit organizativ dhe Burimeve Njerëzore të PDSH, brenda 7 ditëve nga shpallja zyrtare e primareve, dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Një kërkesë formale të kandidatit ku shpreh vullnetin e tij/saj për të marrë pjesë në primare, duke specifikuar qartë zonën ku ai dëshiron të kandidojë;

b) CV të shkurtër profesionale dhe politike të përditësuar të kandidatit; si dhe

c) Formularin e vetëdeklarimit të pastërtisë së figurës, sipas formatit të KQZ

d) Vetëdeklarim se nga data 29.11.1944 deri në 02.07.1991, nuk ka qënë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetar i Gjykatës së Lartë,
Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i Degës së Punëve të Brendshme, punonjës i organeve të ishSigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar
i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, apo gjyqtar në procese politike;

e) Vetëdeklarim se ndaj tij nuk ka masa disiplinore në fuqi për shkelje të Statutit të PDSH, Rregullores së Brendëshme dhe Kodit të Sjelljes së Mirë, Etikës dhe Integritetit të PDSH

9. Pas mbylljes së fazës së dorëzimit të aplikimeve, dokumentacioni i kandidatëve për në primare merret në shqyrtim nga KK, i cili duhet të përfundojë procesin e vlerësimit brenda 15-ditëve sipas një metodologjie të miratuar. Në përfundim të këtij procesi, KK i propozon Kryesisë së PDSH listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret dhe kushtet për të marrë pjesë në secilën prej primareve.

III. AKSESI I KANDIDATËVE NË PROCESIN E PRIMAREVE

1. Kandidatët janë të lirë të paraqesin programin e tyre në çdo formë dhe mënyrë të ligjshme.

2. Drejtuesit e strukturave të Partisë, në qendër dhe në nivel bazë, kujdesen që procesi të jetë i lirë, i ndershëm dhe i barabartë, duke i mundësuar çdo kandidati në primare akses të njëjtë në garë, bazuar mbi parimin që resurset partiake të ndahen në mënyrë të barabartë me të gjithë kandidatët. Drejtuesit e strukturave në bazë duhet të garantojnë prezantimin e
kandidatëve për primare dhe të platformave të tyre, përpara anëtarësisë së degës, njëkohësisht .në një takim të përbashkët.

3. Drejtuesit e strukturave të Partisë të çdo niveli, duhet të jenë asnjanës në procesin e primareve. Ata ushtrojnë të drejtën e tyre si çdo votues, duke shmangur ndikimin mbi anëtarët e tjerë të Partisë.

4. Fushata për garën e primareve fillon si rregull 21 ditë përpara datës së caktuar për mbajtjen e primareve dhe përfundon 24 orë para datës së mbajtjes së primareve. Në rastin e mbajtjes së zgjedhjeje të parakohshme, ky afat mund të shkurtohet. Në rastin e zhvillimit të balotazheve, fushata për garën e primareve fillon të nesërmen e shpalljes zyrtarisht të dy
kandidatëve që kalojnë në balotazh dhe përfundon 24 orë para datës së mbajtje së votimeve të balotazhit.

5. Në të gjitha garat për primare, kandidatët zhvillojnë të paktën një debat publik për të shpalosur platformën e tyre përpara votuesve. Kandidatët mund të bien dakord edhe për debate të tjera. Rregullat e debatit, vendi dhe moderimi i tij, përcaktohet nga KOKOE në bashkëpunim me kandidatët.

6. Dita përpara datës së zhvillimit të primareve dhe data e caktuar për votimet, deri në orën e mbylljes së votimit, konsiderohet si periudhë e heshtjes zgjedhore.

7. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, përfshirë rrjetet sociale të kandidatëve, si dhe zhvillimi i takimeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të kandidatëve.

8. Degët e PDSH janë përgjegjëse për organizimin e takimeve me anëtarësinë dhe simpatizantët të kandidatëve, sipas një grafiku që dërgohet paraprakisht nga Sekretariati Organizativ dhe i Burimeve Njerëzore i Partisë, në bashkëpunim me stafin e secilit prej kandidatëve. Grafiku më pas u dërgohet për zbatim degëve të Partisë.

9. Secili kandidat ka të drejtë të përdor mjediset e selisë qendrore të Partisë Demokratike apo selitë e degëve të Partisë për aktivitete të fushatës zgjedhore apo për komunikimin me mediat.

10. Degët e PDSH marrin masat për pasqyrim në mënyrë të barabartë të aktivitetit të secilit kandidat gjatë fushatës së primareve, duke shpërndarë zyrtarisht çdo njoftim të çdo kandidati apo çdo përmbledhje të takimeve të tij.

IV. ORGANIZIMI I PROCESIT ZGJEDHOR

1. Organizimi i procesit zgjedhor të primareve drejtohet nga KOKOE.

2. Në çdo degë të PDSH-së ngrihen qendra votimi nën përgjegjësinë dhe autoritetin e
KOKOE.

3. Në bashkitë që mbulohen nga më shumë se një degë e PDSH, votimet për primare organizohen në të njëjtën kohë në degët përkatëse, midis të njëjtëve kandidatë.

4. Mjediset ku do të kryhet votimi miratohen nga KOKOE me propozim të kryesive të degëve përkatëse të PD, jo më vonë se 10-ditë përpara datës së zhvillimit të primareve.

5. Në çdo qëndër votimi ngrihen Komisionet e Votimit dhe Numërimit (në vijim “KVN”), të cilët përbëhet nga 3 (tre) anëtarë, të miratuar nga KOKOE të paktën 5 ditë përpara datës së zhvillimit të primareve.

6. Secili kandidat ka të drejtën të caktojë një anëtar vëzhgues në çdo KVN, duke njoftuar paraprakisht KOKOE. Vëzhguesi ka akses të plotë në të gjithë veprimtarinë e komisionit. Ai njoftohet dhe merr pjesë në çdo mbledhjen të KVN dhe merr fjalën sa herë e kërkon për të parashtruar kërkesa, propozime apo ankesa.

7. Fleta e votimit për procesin e primareve do të jetë sipas modelit që do të miratohet nga KOKOE, të paktën 5 ditë përpara datës së primareve.

8. Kryetari i KVN nënshkruan dhe vulos çdo fletë votimi.

9. Komisioni është përgjegjës për tërheqjen e bazës materiale jo më vonë se 1-ditë përpara fillimit të procesit të votimit. Baza materiale përfshin:
a) fletët e votimit;
b) proçesverbalin;
c) listën e votuesve;
d) dhomat e fshehta;
e) kutitë e votimit, si dhe
f) çdo material tjetër të nevojshëm zgjedhor.

10. Të gjithë anëtarët e KVN paraqiten në qendrën e votimit një orë përpara fillimit të procesit dhe përgatit ambientin e qëndrës për realizimin e rregullt të procesit të votimit.
Kryetari hap zarfin me fletët e votimit dhe bën gati komisionin për fillimin e procesit.

11. Qëndrat e votimit duhet të garantojnë votimin në mënyrë të fshehtë të çdo votuesi, pa asnjë ndërhyrje nga persona të tjerë.

12. Oraret e hapjes dhe mbylljes së qëndrave të votimit shpallen nga KOKOE dhe ndryshojnë nëqoftëse KOKOE e sheh të arsyeshme për të mundësuar votimin sa më të gjerë të anëtarësisë dhe simpatizantëve të PDSH,

13. Si rregull, votimi mbyllet në orarin e përcaktuar nga KOKOE, duke u siguruar që në mjediset e qëndrës së votimit nuk ka votues që presin në rradhë për të votuar.
Përjashtimisht, nëse ka ende anëtarë të PDSH që presin të votojnë përtej orarit të caktuar për mbylljen e qendrës së votimit, Kryetari i KVN mbledh dokumentet e tyre të identifikimit dhe sigurohet që kushdo që është në radhë për të votuar të ketë mundësi për të votuar. Qendra e votimit nuk mbyllet deri në përfundimin e votimit të tyre. Mbyllja e votimit shpallet më zë të lartë dhe pas atij momenti nuk lejohet më asnjë person tjetër që të votojë.

14. Të drejtën për votim e ka çdo anëtar dhe simpatizant i PDSH. Këta të fundit, për këtë qëllim, rregjistrohen brenda afateve dhe sipas modaliteteve të përcaktuara në vendimin e Kryesisë së PDSH.

15. Votuesi paraqitet përpara Komisionit me mjet identifikimi (kartë identiteti, pasaportë, apo patentë) dhe ia dorëzon atë për verifikim anëtarit të Komisionit që është caktuar përgjegjës për administrimin e listës së zgjedhesve. Kryetari i Komisionit pajis votuesin me fletën e votimit dhe kujdeset që votuesi të votojë në dhomën e fshehtë dhe pa asnjë
ndërhyrje të jashtme.

16. Në mjediset e qëndrës së votimit lejohet të qëndrojnë të ulur dhe pa penguar procesin e votimit anëtarët e KVN, vëzhguesit e kandidatëve në primare, si dhe anëtarët e KOKOE, nëse kërkohet ndihma e tyre. Asnjë person tjetër nuk lejohet të qëndrojë në ambientet e brendshme të qëndrës së votimit.

17. Kutitë e votimit, fletët e papërdorura, të dëmtuara, listat e votuesve dhe procesverbali i mbylljes së votimit administrohen nga KVN.

VI. MBYLLJA E VOTIMIT DHE PROCESI I NUMËRIMIT

1. Kryetari i KVN shpall me zë të lartë mbylljen e procesit të votimit dhe menjëherë fillon procesin e përgatitjes së ambientit të qëndrës së votimit për realizimin e procesit të numërimit. Procesi i numërimit të votave fillon jo më vonë se 30-minuta nga mbyllja e procesit të votimit.

2. Pas mbylljes së votimit dhe administrimit të të gjithë dokumentacionit, KVN hap kutit dhe kryen numërimin e votave. Numërimi i votave kryhet nga KVN dhe numërimi bëhet në prani të të gjithë anëtarëve të komisionit dhe është i hapur për kandidatët, vëzhguesit e kandidatëve, mediat dhe për anëtarësinë e interesuar.

3. Nëse ndonjë nga anëtarët e KVN ka kontestim apo vëren ndonjë problematikë në procesin e numërimit, ai kontakton KOKOE dhe i shpreh shqetësimin e tij. Nëse KOKOE vlerëson se është rasti, urdhëron KVN që të pezullojë proçesin e numërimit dhe i shpreh shqetësimin që ka marrë. Pas sqarimit dhe zgjidhjes së problematikës, KVN me urdhër të KOKOE vijon procesin e numërimit dhe/ose rregullon mangësinë apo problematikën që mund të jetë ngritur.

4. Në përfundim të proçesit të numërimit, KVN, plotëson procesverbalin e procesit të votimit dhe numërimit. Procesverbali nënshkruhet nga anëtarët e komisionit. Në këtë moment bëhet mbyllja e materialeve në kutinë e votimit nga Kryetari i KVN dhe materialet dorëzohen pranë KOKOE menjëherë pas përfundimit të procesit.

5. Modalitetet lidhur me hartimin e procesverbalin përfundimtar të rezultateve të votimit, apo për vlefshmërinë apo pavlefshmërinë e votave, përcaktohen me vendim të KOKOE dhe i përcillet çdo KVN të paktën 48-orë përpara datës së mbajtje së primareve.

6. Me hartimin e procesverbalit përfundimtar të zgjedhjeve, Kryetari i KVN, e dorëzon atë në KOKOE, deri në orën 21:00 të datës të caktuar për zhvillimin e primareve, si dhe merr masa për dorëzimin e materialeve zgjedhore pranë KOKOE, deri në orën 13:00 të datës së
nesërme.

7. Në rast të zhvillimit të balotazheve, zbatohen të gjitha rregullat e përcaktuara në këtë rregullore.

8. Ankimet ndaj vendimeve të KOKOE për shkelje të Statutit të PDSH, i drejtohen Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit.

IV. DISPOZITA TË FUNDIT

1. Për çdo paqartësi lidhur me çështjet e trajtuara në këtë rregullore, ankimimet i adresohen KOKOE i cili merr rast pas rasti vendimet përkatëse.

2. Nëse gjykohet e arsyeshme, KOKOE organizon trajnime të anëtarëve të KVN jo më vonë se 3-ditë përpara datës së parashikuar për mbajtjen e primareve.

3. Shkelja e rregullave të parashikuara në këtë rregullore, nga cilido prej subjekteve të përmendura në të, sjell pasoja disiplinore sipas Statutit në fuqi të PDSH-së, Rregullores së Brendëshme si dhe Kodit të Sjelljes së Mirë, Etikës dhe Integritetit të PDSH.

4. In cases where, due to important changes in the constitutional and legal framework that may affect the organization of electoral processes in the country, there will be a need to change and adapt the rules of primaries, the PDSH decision-making bodies take the appropriate measures for updating this regulation, no later than 90 days from
the entry into force of the new rules for the organization of electoral processes in the Republic of Albania.

5. The General Secretary, the Organizational and Human Resources Secretariat, the Presidency of the PDSH, KOKOE, as well as the heads of the branches of the Party are charged with the follow-up and implementation of this regulation.

This regulation takes effect immediately.

NATIONAL COUNCIL OF THE DEMOCRATIC PARTY OF ALBANIA


Video