Ilir Meta is gradually admitting that he collaborated with former State Security, spying on his classmates. Meta experienced it nervously and exploded with a banal vocabulary following the Socialists' legal initiative to remove spies from politics and the Assembly. But Democratic Party figures have strong suspicions that Sali Berisha, Ilir Meta's main ally today, has been an agent of the former State Security. Even MPs and former PD MPs, today Associates of Berisha, have persistently sought Berisha's alleged dossier as a spy for the former State Security.
It is about MP Tritan Shehu and former MP Genc Pollo, who collided with Salvini in late 1998 for running the DP. The conflict escalated in 1999, when Pollo tried to challenge Salvini for pd leader. Pollo withdrew in the final moments, taking with him a great political grudge, which led to the break-up of a group of MPs from the DP, led by Pollon and Tritan Shehun, later creating a new party.
After the split, Genc Pollo committed to uncovering a claimed file of Sali Berisha as an associate of the former State Security. On behalf of the Group of PD Deputies, Pollo went one day to the office of Nazif Bezhan, chairman of the State Commission for the Control of the Figure of Officials and Senior Persons, for their ties to the former State Security.
Pollo asked Bezhan to find Berisha's file, convinced berisha had been a spy. Nazif Bezani had reminded Pollo that such a thing did not allow him the law. Receiving this response, Pollo threatens Bezhan with publicly denouncing him for defending former State Security associates.
The interest of Pollo and other PD Deputies, for Berisha's dossier, is reflected in a book with memoirs by Nazif Bezhan:
"Another party, called the right, requested the verification of the figure only for two of the members of the party, apparently for personal causes. The chairman of this party had made the request with official paper and took it personally to my office, telling me that, "I have doubts that these were Security spies, so please check them very carefully". A few days after the chairman arrived, i was asked for a meeting by the two interested parties. They told me that their chairman had been an agent of the UDB and released me on the table a book, saying, 'Read it yourself, it has crossed the border of Albania more than 10 times on behalf of the UDB'. I didn't promise them anything. I thought I was dealing with a very complex problem, so I had to refuse their demands by any means. In fact, I had every opportunity to refuse these requests, because they were without legal basis. And that's how it was done.
Por, një nga ngjarjet interesante ishte shkëputja e një fraksioni nga Partia Demokratike, me pretendimet e tyre kundër udhëheqjes së Partisë. Një nga pjesëtarët e këtij grupi, i konsideruar kryetar provizor, erdhi në zyrën time dhe më kërkoi me këmbëngulje kontrollin e figurës së kryesisë së Partisë Demokratike, e në veçanti, të Sali Berishës dhe Pjetër Arbnorit. Ai më siguroi se të dy kanë qenë agjentë, por jo vetëm kaq. Kur unë kundërshtova për të marrë përsipër një verifikim të tillë, për shkak se nuk kishte bazë ligjore, i ashtuquajturi kryetar më kërcënoi se do t’i drejtohej për gjykim opinionit, nëpërmjet masmedias...
-Më vjen keq për mungesën e kontrollit të vetvetes. Unë ju sqarova se ligji nuk parashikon kontroll të figurës për partitë politike. Atëherë, të veprojë kundër ligjit, këtë kërkoni ju?! Veç kësaj, më çudit edhe diçka tjetër, ju akuzoni zotin Pjetër që ka kaluar të gjithë jetën në burg, plot 28 vjet!
-28 vjet agjent i Sigurimit të Shtetit!- u përgjigj i irrituar.
-Absurditet!- iu përgjigja unë.
E pashë keq me të, por e gjeta shpejt një rrugëzgjidhje:
-Për mendimin tim, kërkesa që bëni do të kishte një motiv logjik, në rast se ju, si grup fraksionist, i drejtoni një kërkesë Komisioni me firmën e të gjithëve për kontrollin e figurës suaj, dhe, krahas kësaj, të kërkoni publikisht edhe kontrollin e figurës së anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike, duke u bërë thirrje që edhe ata të ndjekin shembullin tuaj.
Ky propozim i pëlqeu shumë kryetarit të grupit, i cili u duk më i qetë dhe më zgjati dorën, duke më thënë:
-Keni të drejtë, kjo është rruga më e arsyeshme. Do të vij shpejt.
Nuk kaluan as dy orë, kur kryetari i grupit kthehet me një listë në dorë, të firmosur nga shokët e tij. Unë po zbrisja shkallët e Ministrisë, për të shkuar në SHISH. Dhe, pikërisht në rrugë, më dorëzon letrën me firmat e 11 anëtarëve të grupit. E futa atë në xhep dhe u nisa, duke marrë me vete edhe një ndjenjë dyshimi për ta, që më bëri kurioz dhe më detyroi të bëj verifikimin në më pak se dy orë. Nga të 11 fraksionistët, dy prej tyre dilnin me njolla serioze. Më bëri përshtypje, veçanërisht, njëri prej tyre, që shoqëronte kryetarin, i cili mu duk më llafazan dhe më këmbëngulës për kontrollin e figurës së Kryesisë së Partisë Demokratike. Ai më tha se, “jo vetëm unë, por e gjithë familja jonë ka qënë e persekutuar nga regjimi i Enverit, ndërsa tani kërkojmë të na udhëheqin këlyshët e tij. Jo Zotëri, ne nuk mund ta lejojmë këtë!”. Dhe pikërisht, ky “trim” kishte një dosje shumë të madhe. Unë shënova në bllok pseudonimet e tyre: “trëndafili” dhe “sqepari” dhe vendosa të mos merresha me ta”.
264 dosje për politikanët dhe zyrtarët e lartë
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit ka identifikuar 264 dosje për politikanë dhe ish-zyrtarë shqiptarë, bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Këto dosje janë krijuar nga veprimi dhe zbatimi i ligjit nr. 8043, datë 30.11.1995 “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”. Bëhet fjalë për ligjin, në bazë të cilit u ngrit dhe funksionoi komisioni “Mezini” dhe pas tij komisioni ‘Bezhani’.
Komisioni ‘Mezini’ pengoi kandidimin e disa figurave të opozitës së atëhershme, vendime këto që u cilësuan politike e ranë vite më vonë. Më pas komisioni “Bezhani” tentoi pastrimin e politikës shqiptare nga ish-spiunët, por edhe ky komisionin u bllokua më vonë po nga politika. Nga zbatimi i këtij ligji, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit thotë se ka identifikuar dhe administruar 264 dosje. Autoriteti ka identifikuar 6724 dosje dhe fashikuj nga fondi i të arratisurve, nga fondi i të huajve 12392 dosje dhe fashikuj si dhe 10733 dosje për bashkëpunëtorët. Janë identifikuar gjithashtu 459 dosje agjenturore, 842 regjistra të ndryshëm (agjenture përpunimi) si dhe 1 174 fashikuj të ndryshëm për vizitorët, turistët, të dënuarit dhe specialistët e huaj./Shqiptarja.com