Balluku towards resignation? In coffee with the socialist ministers! Here's what was said during the departure

2025-11-02 14:32:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Balluku towards resignation? In coffee with the socialist ministers! Here's
Balluku drejt dorëheqjes? Në kafe me ministrat socialistë! Ja çfarë u tha gjatë largimit

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është parë në një kafene në kryeqytet pasi kreu homazhet në ceremoninë e lamtumirës për ish-kryeministrin Fatos Nano.

Në foto, Balluku shihet e shoqëruar nga një grup socialistësh, ndër ta ish-ministrja dhe aktualisht kandidatja e PS-së për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja si dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.

Pas përfundimit të kafesë, Balluku është parë në ambientet e jashtme të lokalit duke biseduar me Ogerta Manastirliun, teksa grupi tjetër i ish ministrave dhe ministrave socialistë kanë qëndruar për rreth 20 minuta në këmbë duke i pritur.

Në një moment, një prej tyre i është drejtuar Ballukut duke i thënë "Po ikim ne", ndërsa ajo ia ka kthyer "Ikni se do ju mbledh për kafe". Ndonëse është e paqartë se çfarë ka nënkuptuar Balluku me shprehjen "do ju mbledh në kafe", duke qenë se sapo ishin çuar nga një e tillë, duket se kjo është më tepër një metaforë për zhvillimet që presin të ndodhin.

Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë, Balluku u thirr në SPAK, ku zyrtarisht iu komunikua se është e pandehur me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, lidhur me procedurën për tunelin e Llogarasë. Po atë ditë, menjëherë pas thirrjes në SPAK, Balluku shkoi në zyrën e kryeministrit Edi Rama.



Video