"O Muçi, may Bardha sacrifice you!"/ Saranda's viral tax collector becomes a virtual assistant to the Tax Office, but does Muçi solve the problems of citizens and businesses?

2026-11-05 08:06:00Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"O Muçi, may Bardha sacrifice you!"/ Saranda's viral tax

The name Muçi is not entirely coincidental for the Tax Office's virtual assistant. It is related to an episode in 2025 at the street vendor market in the city of Saranda, where a tax inspector with this name confronted the oregano seller, Bardha.

A situation that was both comical and significant, accompanied by humor and jokes, highlighted the lack of information on tax procedures between the parties. The inspector asked for the purchase and sale invoices of the goods, the origin of the supplier. While the seller replied that she had collected the oregano in the mountains, she indicated that she was not aware that the invoices were already fiscalized and that the old system with invoice blocks was no longer used.

This episode, which attracted attention through humor, also inspired the Tax Administration to use the name Muçi for its virtual assistant. Thus, the name that once became part of a humorous communication between an inspector and an ambulant spice vendor, is today used by the Tax Administration for a digital assistant that aims to provide answers to citizens and businesses.

Do you have any questions about Taxes? Muçi answers them.
 

But, does the virtual Muçi manage to solve the problems that taxpayers fail to solve through traditional communication with the administration?

Monitor turned to the Tax Office's virtual assistant Muçi for 3 specific cases.

In one of them, a concrete solution was requested for an application to be provided with a certificate, for which no response was received from the Taxpayers Service. The application was submitted at the end of September. The individual, after failing to receive a response from the Taxpayers Service and Diella, turned to our editorial office for a solution to the problem.

The second case is the request of a business in the tailoring sector which has resulted in a preliminary balance sheet for the 9-month period with a loss. The Tax Administration, based on the data of the purchase and sale invoices in SelfCare, has calculated a positive result for this business and has issued preliminary installments of the income tax to be paid.

The business has sent the Tax Administration the preliminary 9-month balance sheet and a request for the reduction or elimination of the preliminary income tax installments, but the request has not been taken into account and the obligation continues to appear in the entity's e-tax system. Meanwhile, the installment must be paid by January 15, 2027, otherwise the calculation of late interest begins.

The third case is a request from a farmer from the Southeast who asks us, until when is the deadline for applying for a VAT refund?

Pasi t’i përgjigjemi fermerit për këtë pyetje, të cilën përgjigjen e dimë, fillimisht i jemi drejtuar Muçit, për 2 rastet e tjera, pasi na nevojitet ndihma e asistentit virtual për gjurmimin e aplikimeve, pasi i kemi dërguar numrat e aplikimeve përkatëse dhe emrat e individëve.

Pikërisht këtë dallim synoi të testonte Monitor, duke i drejtuar Muçit me raste reale të individëve që presin prej javësh për zgjidhje për aplikimet e tyre.

Nga përgjigjet rezultoi, se Muçi jep informacion teorik për afate ligjesh dhe aplikimesh, por nuk gjurmon aplikimet, nuk verifikon dosjet dhe nuk zgjidh ankesat konkrete. Pra nuk arrin të eliminojë nevojën e  një biznesi apo të një individi për t’u paraqitur fizikisht pranë Tatimeve për të zgjidhur problematikën e tij.

Çfarë probleme të zgjidh Muçi?

Pasi na prezantohet, duke na shpjeguar që është asistenti virtual i administratës tatimore, na drejton pyetjet: Ju ndihmoj me pyetje për tatimet, deklarimet dhe regjistrimin e biznesit. Si mund t’ju ndihmoj?

Jam fermer dhe kërkoj të bëj aplikimin për kompensimin e TVSH-së, a kam ende afat për aplikim?

“Po, për kompensimin si fermer, kërkesa për furnizimet janar–qershor 2026 duhet të paraqitet deri më 31.12.2026, ndërsa për furnizimet korrik–dhjetor 2026 deri më 30.06.2027.

Kërkesa refuzohet nëse dorëzohet jashtë afatit ose nuk plotësohen kushtet e skemës. Kompensimi është 10% e vlerës pa TVSH të furnizimeve të dokumentuara gjatë periudhës gjashtëmujore.

Aplikimi bëhet në e-Filing ose me postë pranë administratës tatimore, duke bashkëngjitur kopjet e faturave të lëshuara nga blerësi dhe numrin e llogarisë bankare. Administrata tatimore kryen kompensimin brenda 30 ditëve nga kërkesa”.

Përgjigja e asistentit virtual, Muçit është korrekte, fermerët kanë afat të aplikojnë për kompensim për shitjet e kryera me autofaturë për 6 mujorin e parë, për të cilin pyeti fermeri I interesuar, deri në 31 Dhjetor 2026.

Shpjegimi teorik, i procedurave dhe afateve është korrekte dhe e vlefshme.

Më tej i drejtohemi me rastin e një individi që kërkon zgjidhje, pasi nuk kanë marrë ende përgjigje nga tatimet për aplikimin për t’u pajisur me një vërtetim.

Rasti i individit N.S e cila ka aplikuar 2 herë për pajisjen me një vërtetim që nuk ka biznes, për efekt të regjistrimit të fëmijës në çerdhet publike. Ajo ka aplikuar dy herë, një aplikim është kryer më 24 Shtator, dhe i dyti më 6 Tetor. Pasi nuk ka marrë përgjigje nga Shërbimi i Tatimpaguesve.

Kam nevojë për t’u pajisur me një vërtetim, që nuk kam biznes për të regjistruar fëmijën në çerdhe, kam aplikuar por nuk kam marrë ende përgjigje?

“Vërtetimi për rastin tuaj është “Vërtetim për individ të paregjistruar”, i cili përpunohet për 1 ditë pune.

Meqë keni aplikuar tashmë, kontrolloni nëse dokumenti është lëshuar:

Hyni në llogarinë tuaj në e-Albania dhe hapni “Dokumentet e mia” për të kërkuar vërtetimin me vulë elektronike.
Nëse aplikimin e keni bërë në e-Filing, hapni “eFiling i Im” – “Çështjet e Mia” dhe kontrolloni çështjet në vazhdim dhe çështjet e mbyllura.
Kontrolloni edhe “e-Filing im/Njoftimet e mia”, ku shfaqet njoftimi për përfundimin dhe mënyrën e marrjes së vërtetimit.
Në cilin portal keni aplikuar dhe sa ditë pune kanë kaluar?

I dërgohet emri i personit aplikues “Nuk mund të jap informacion për persona ose biznese të caktuara”, përgjigjet Muçi.

Aplikimin për t’u pajisur me vërtetimin që nuk kam biznes të regjistruar, për efekt të regjistrimit të fëmijës në çerdhe publike, e kam kryer dy herë: një herë më 24 shtator dhe herën e dytë më 9 tetor, por ende nuk kam marrë përgjigje nga Tatimet.

“Vërtetim për individ të paregjistruar” përpunohet për 1 ditë pune; për aplikimet tuaja të datave 24.09.2026 dhe 09.10.2026, ky afat ka kaluar.

Për të ndjekur kërkesat:

Kontrolloni në e-Albania te “Dokumentet e mia” nëse vërtetimi është vendosur aty.

Nëse kërkesat i keni dorëzuar në e-Filing, kontrolloni çështjet në vazhdim dhe çështjet e mbyllura, si dhe “eFiling im/Njoftimet e mia” për njoftimin e përfundimit.

Nëse ende nuk keni përgjigje, drejtojuni Zyrës së Shërbimit të Tatimpaguesve pranë Drejtorisë suaj Rajonale Tatimore për verifikim, duke mbajtur konfirmimet e të dy aplikimeve; për asistencë mund të telefononi 0800 00 02.”

I jam drejtuar edhe Zyrës së Shërbimit të Tatimpaguesve, por nuk kam marrë asnjë përgjigje. Ndërkohë, asistenti virtual Diella më ka orientuar që të dërgoj një email në adresën [email protected], por ende nuk kam marrë një zgjidhje për kërkesën time.

“Për vonesën e pazgjidhur të kërkesës suaj për vërtetim, mund t’i drejtoheni Avokatit të Tatimpaguesve, i cili trajton vonesat e paarsyeshme, gabimet e pazgjidhura dhe shkeljet e procedurave nga administrata.

Mbani konfirmimet e të dy aplikimeve dhe çdo përgjigje të marrë përmes kanaleve elektronike. Për orientim mbi kanalin e komunikimit për këtë çështje, mund të telefononi Qendrën e Thirrjeve në 0800 00 02.

Ju mund te gjurmoni aplikimin tim?

Verifikimi i aplikimit tuaj bëhet nga Zyra e Shërbimit të Tatimpaguesve pranë Drejtorisë suaj Rajonale Tatimore. Meqë i jeni drejtuar kësaj zyre pa marrë përgjigje, për vonesën e pazgjidhur mund t’i drejtoheni Avokatit të Tatimpaguesve, duke mbajtur konfirmimet e aplikimeve dhe përgjigjet elektronike.

Rasti i dytë

Biznesi ynë ka rezultuar me humbje gjatë vitit të kaluar dhe edhe këtë vit vijon të jetë me humbje, sipas bilancit paraprak 9-mujor. Megjithatë, Administrata Tatimore na ka nxjerrë me fitim për 9-mujorin dhe na ka llogaritur këste paraprake të tatimfitimit për të paguar. Si shpjegohet kjo mospërputhje dhe çfarë duhet të bëjmë për të korrigjuar vlerësimin e Tatimeve? A mund të kërkojmë rishikimin ose anulimin e kësteve paraprake të tatimfitimit, duke qenë se biznesi rezulton me humbje?

“Mund të kërkoni rishikimin dhe uljen ose heqjen e kësteve paraprake, duke provuar me argumente, dokumentacion dhe evidenca se tatimi mbi fitimin i pritshëm për këtë vit do të jetë në mënyrë domethënëse më i ulët; humbja në bilancin paraprak nuk sjell vetvetiu heqjen e kësteve.

Këstet paraprake nuk përcaktohen thjesht nga rezultati i bilancit 9-mujor: për janar–mars baza është tatimi mbi fitimin i dy viteve më parë, pjesëtuar me 12, ndërsa për prill–dhjetor është tatimi mbi fitimin i vitit paraardhës, pjesëtuar me 12. Kur periudhat paraardhëse kanë rezultuar me humbje, përdoret edhe metodologjia e llogaritjes bazuar në deklaratën parashikuese të fitimit dhe tatimit.

Administrata mund të rrisë parapagimet e tremujorit të fundit kur, bazuar në treguesit e 9-mujorit të parë, vlerëson se të ardhurat e periudhës vijuese do të tejkalojnë çdo muaj me më shumë se 10% të ardhurat mesatare mujore të periudhës së kaluar. Ky kriter lidhet me të ardhurat, jo vetëm me rezultatin me fitim ose humbje të bilancit paraprak.

Për verifikimin dhe korrigjimin, ndiqni këta hapa:

Kontrolloni në e-Filing këstet e gjeneruara dhe bazën e përdorur për janar–mars dhe prill–dhjetor.

Kërkoni me shkrim pranë drejtorisë rajonale tatimore arsyet dhe mënyrën e vlerësimit që kundërshtoni.

Paraqitni kërkesën për zvogëlimin ose heqjen e parapagimeve, bashkë me bilancin paraprak dhe evidencat që mbështesin tatimin e pritshëm më të ulët. Argumente për reduktim përfshijnë uljen e shitjeve të deklaruara në 3 muajt e fundit me mbi 20%, uljen e blerjeve me mbi 30%, kundrejt mesatareve përkatëse mujore të 12-mujorit para atij tremujori, si edhe mungesën ose përfundimin e kontratave që reduktojnë ndjeshëm veprimtarinë dhe të ardhurat.

Ruani konfirmimin e depozitimit dhe përgjigjet; nëse nuk merrni përgjigje ose zgjidhje brenda 30 ditëve nga kërkesa ose ankesa me shkrim në drejtorinë rajonale, mund t’i drejtoheni Avokatit të Tatimpaguesve në [email protected], duke bashkëngjitur konfirmimin dhe provat”.

Subjekti është një biznes fason, i cili gjatë vitit 2025 ka rezultuar me humbje dhe edhe gjatë këtij viti vijon të jetë me humbje. Ndërkohë, konstatojmë se në sistemin e-Tax, Administrata Tatimore i ka gjeneruar subjektit për muajin nëntor një detyrim për pagesën e një kësti të tatimfitimit. Ju lutem cila është arsyeja dhe mënyra si e llogarit inspektori fitimin për këstin e tatimfitmit?

“Humbja në vitin 2025 nuk e përjashton vetvetiu përcaktimin e një kësti parapagimi: për periudhat paraardhëse me humbje, këstet mund të llogariten mbi shumën e vlerësuar të fitimit dhe tatimit mbi fitimin.

Rregulli i zakonshëm për këstin e nëntorit 2026 është tatimi mbi fitimin i vitit 2025 i pjesëtuar me 12, jo llogaritja e fitimit të realizuar vetëm në nëntor. Për rastet kur periudhat paraardhëse kanë rezultuar me humbje, zbatohet metodologjia e bazuar në deklaratën parashikuese të tatimpaguesit për fitimin dhe tatimin e vlerësuar, të pjesëtuar me numrin e muajve të mbetur deri në fund të vitit, pa marrë në konsideratë muajin e parë të regjistrimit.

Gjithashtu, administrata mund të rrisë parapagimet e tremujorit të fundit kur, nga treguesit e 9-mujorit të parë, vlerëson se të ardhurat mujore do të tejkalojnë me më shumë se 10% mesataren mujore të periudhës së kaluar; për rritjen e kësteve duhet t’ju njoftojë.

Nëse të ardhurat bruto të subjektit janë deri në 14 000 000 lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat është 0% deri më 31.12.2029. Përjashtimi i posaçëm nga parapagimet për eksportuesit në regjimin e përpunimit aktiv kishte të bënte vetëm me këstet e muajve qershor, shtator dhe dhjetor të vitit 2023, jo me këstet e vitit 2026.

Për të verifikuar dhe kërkuar korrigjimin e këstit: Kontrolloni në e-Filing këstin e gjeneruar dhe të dhënat e deklaratës së vitit paraardhës që shërbejnë si bazë për periudhën prill–dhjetor.

Paraqitni kërkesë për zvogëlimin ose heqjen e këstit, bashkë me argumentet, dokumentacionin dhe evidencat që provojnë se tatimi i pritshëm i këtij viti është në mënyrë domethënëse më i ulët.

Mbështeteni kërkesën me treguesit e veprimtarisë, si ulja e shitjeve ose blerjeve, mungesa e kontratave në vijim apo përfundimi i kontratave që kanë gjeneruar të ardhura në vitet e mëparshme.

Subjekti është me humbje?

“Nëse humbja e vitit 2025 është humbje tatimore dhe tatimi mbi fitimin për atë vit është zero, kësti i zakonshëm i nëntorit 2026, i llogaritur si tatimi i vitit 2025 pjesëtuar me 12, rezulton zero.

Administrata mund të rregullojë në rritje parapagimet e tremujorit të fundit vetëm kur, nga treguesit e 9-mujorit të parë, vlerëson se të ardhurat mujore do të tejkalojnë me më shumë se 10% mesataren mujore të periudhës së kaluar. Nëse subjekti vazhdon me humbje dhe vërteton se tatimi i pritshëm është në mënyrë domethënëse më i ulët, organet tatimore pranojnë zvogëlimin e parapagimeve sipas rregullave përkatëse.

Për këstin që ju është shfaqur:

Kontrolloni në e-Filing këstin dhe bazën e vitit paraardhës.

Paraqitni provat e rezultatit të pritshëm me humbje dhe kërkoni zvogëlimin e parapagimeve.

Ne kemi paraqitur pranë Tatimeve bilancin e humbjeve dhe kemi kërkuar heqjen e kestit, por administrata tatimore nuk është përgjigjur?

“Nëse keni paraqitur kërkesën me shkrim në drejtorinë rajonale dhe nuk keni marrë përgjigje ose zgjidhje brenda 30 ditëve nga depozitimi, mund t’i drejtoheni Avokatit të Tatimpaguesve për vonesën.

Për të ndjekur kërkesën tuaj: Kontrolloni njoftimet dhe korrespondencën në e-Filing dhe ruani konfirmimin e depozitimit të kërkesës.

Kërkoni me shkrim arsyet dhe mënyrën e vlerësimit të këstit pranë drejtorisë rajonale tatimore.

If 30 days have passed without a response or resolution, write to the Taxpayers' Advocate at [email protected], attaching confirmation of the request and the evidence submitted for the loss.

The Taxpayers' Advocate handles delays and procedural violations, but does not decide on the amount of the installment. If you object to a notice-assessment or decision that affects your obligation, the deadline for administrative appeal is 30 calendar days from receipt or the date when the act is considered received. For the review of the appeal, you must prove payment of the obligation subject to appeal or the establishment of a bank guarantee for at least 6 months, not including fines and late interest on the appealed assessment.

Today, with Muçi, named after the inspector of the city of Saranda, the aim is to help taxpayers and individuals in obtaining information on tax obligations, declarations, administrative procedures and services that the administration provides and they need to ask. Through Muçi, the aim is to facilitate communication with Taxes, and taxpayers or individuals do not need to physically appear at the administration offices.

But Muçi manages to provide information on legal deadlines and procedures, essentially theoretical information, but fails to track application deadlines. It does not verify specific complaints even if more complete data about an application or complaint is sent to it. / Monitor


Video