2026-11-02 11:15:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Studentët i kanë dhënë fund bojkotit në auditorë ditën e sotme, duke rinisur normalisht procesin mësimor.  

Në fakultetin e Ekonomisë dhe në atë të Shkencave të Natyrës, pranë Universitetit të Tiranës, e po ashtu në Universitetin e Mjekësisë, studentët janë kthyer për shkak të frikës së akumulimit të mungesave.   

Aktivistja Arvina Lleshi ka publikuar disa nga mesazhet që i janë dërguar, ku të rinjtë shprehen se janë detyruar të heqin dorë nga bojkoti pasi dekanati nuk u ka kthyer përgjigje në kërkesën që kanë paraqitur, për mungesat.  

Kujtojmë se disa ditë më parë, senati i studentëve të fakultetit ekonomik dhe të FSHN-së, paraqitën kërkesa zyrtare drejtuar dekanatit të fakulteteve, ku kërkonin që të mos merreshin parasysh dhe të mos vendoseshin mungesa për studentët që po protestonin./Shekulli

 



Video