Protestuesja e guximshme, nxjerr pankartën kundër luftës në televizionin rus

2022-03-14 22:14:25Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protestuesja e guximshme, nxjerr pankartën kundër luftës në

Një protestuese arriti të hynte në studion e lajmeve në televizionin shtetëror rus duke mbajtur një pankartë kundër luftës në Ukrainë.

Në pamjet e shpërndara në kohë rekord në Rusi, shihet protestuesja që hyn në emisionin e lajmeve që po mbahej drejtpërdrejt në Channel One me pankartën.

“Jo luftës. Mos i besoni propagandës, po ju gënjejnë. Rusët janë kundër luftës”.

Sipas raportimeve, protestuesja është identifikuar si Marina Ovsyannikova, një punonjëse e kanalit televiziv.

 

 


Video