"The fate of the homeland is in our hands" - An appeal by Ismail...
/ 2026-10-18 16:09:54Focus

Pjesëtarë të Listës Serbe, partisë më të madhe serbe në Kosovë, kanë dalë për të votuar në mënyrë kolektive nga qendra e Mitrovicës së Veriut, me në krye kryetarin e partisë, Zllatan Ellek.
Votimi kolektiv është bërë një praktikë e zakonshme sa herë që Lista Serbe merr pjesë në zgjedhje.
Në garë për dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, përveç Listës Serbe, janë regjistruar edhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiçit dhe Lidhja Kosovare e Goran Marinkoviçit.