Zelensky fton Macron në Ukrainë: Eja shiko krimet e Rusisë!

2022-04-18 07:44:36Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zelensky fton Macron në Ukrainë: Eja shiko krimet e Rusisë!

Sot është dita e 54 e luftës në Ukrainë. Ofensiva e Vladimir Putin vazhdon e pandërprerë dhe ka filluar të intensifikohet pas fundosjes së anijes luftarake Moskva. 40 marinarë rusë u raportuan se kishin vdekur në bord dhe shumë të tjerë u plagosën.

Në shenjë hakmarrje, ushtria ruse ka rikthyer sulmet përreth Kievit, ku janë dëgjuar shumë shpërthime, ndërsa qyteti i Mariupol është rrethuar.

‘Qyteti nuk ekziston më’, pas më shumë se një muaji sulmesh nga Rusia, deklaroi ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba duke theksuar se "ajo që ka mbetur nga ushtarët dhe civilët ukrainas janë të rrethuar nga forcat ruse që duket se duan të rrafshojnë qytetin me tokë me çdo kusht". 

Presidenti Volodymyr Zelensky është kthyer për t'i kërkuar Perëndimit sa më shumë armë, duke përshkruar se "çdo vonesë" në furnizime si "lejimin e Rusisë për të vrarë ukrainasit". 

Nga ana tjetër Zelensky ka ftuar presidentin Emanuel Macron në Ukrainë, që të shohë krimet e Rusisë.


Video