I mbijetoi nazistëve në kampin e përqendrimit, e vrasin bombardimet ruse

2022-03-21 19:16:13Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

I mbijetoi nazistëve në kampin e përqendrimit, e vrasin

Qendra përkujtimore Buchenwald në Gjermani ka deklaruar se një 96-vjeçar që i ka mbijetuar kampit të përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte vrarë si pasojë e sulmeve ruse. Sipas të afërmeve të tij, ai ndodhej në shtëpinë e tij në qytetin e Kharkiv kur bombardimet i morën jetën.

I ndjeri, Boris Romantschenko, ka bërë fushatë aktive për kujtimin e krimeve të nazizmit dhe ishte nënkryetar i Komitetit Ndërkombëtar Buchenwald-Dora, sipas qendrës përkujtimore.


Video