Fatkeqësi pas fatkeqësie, përmbyset në Itali autobusi me refugjatë nga Ukraina

2022-03-13 12:18:46Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fatkeqësi pas fatkeqësie, përmbyset në Itali autobusi me
Aksidenti në Itali

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali, kur një autobus me refugjatë ukrainas është përmbysur, duke lënë të vdekur një person.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën A14 pranë qytetit të Forlit , siç raportojnë mediet italiane.

Disa nga pasagjerët kanë mbetur të plagosu, ndërsa ekipi i zjarrfikësve gjetën trupin e pajetë të një gruaje të re nën rrënojat e autobusit.

Sipas informacioneve paraprake në autobus ndodheshin 50 pasagjerë. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Autobusi kishte destinacion qytetin e Peskarës në Itali.

 


Video