This week in Brussels, after meeting with European Union leaders and the presidents and prime ministers of France, Germany and Italy, Kosovo Prime Minister Albin Kurti expressed readiness to sign the project offered by Western diplomats for the establishment of the Association of Serb-majority municipalities, while accusing the Serbian President of unwedness to implement the agreement known as the Franco-German plan.
In a commentary to VOA, the State Department said the EU-mediated normalization process is the only way to ensure peaceful and productive relations and to realize the aspirations of the two countries for membership in the European Union. The US also reiterated the call for the two sides to engage seriously and urgently towards this goal and fully implement all commitments arising from the dialogue.
In an interview with VOA, Kosovo Foreign Minister Donika Gervalla Schwartz said the agreement should all be implemented. In an interview given to Kosovo's top diplomat, Garentina Kraja, she said a partial implementation would not bring about the intended progress.
Voice of America: Mrs. Gervalla, Prime Minister Kurti accepted it, but did not sign the Association agreement. Why does Prime Minister Kurti link the creation of the Association in Kosovo to the signing of the agreement by Belgrade on its obligations from this process?
Donika Gervalla: But now in fact, what the Prime Minister offered yesterday to the German Chancellor, the French President, the Italian Prime Minister and other international representatives is to finally finally implement the Basic Agreement we have with Serbia in Brussels in February this year and the implementation plan of March, which foreses in point 7 and 10 a part related to the self-management of Kosovo Serbs. Within this agreement, Kosovo has seen a new draft, which has come from the European Union, which respects the concerns we have expressed over two years about the substance of that mechanism, and Prime Minister Kurti has shown international partners that if they can secure Serbia's signing of the agreements we have concluded then Kosovo will not become an obstacle in their implementation.
Voice of America: Can you share with us what the new model of the association predicts? Until yesterday you called the association dead, and now you have accepted it.
Donika Gervalla: But this is the problem when even serious media is served with headlines rather than with the content of interviews by political representatives. We talked in the interview that you quoted, we talked about the association of 2013 and 2015, which, as the Constitutional Court said, violates the Constitution of the Republic of Kosovo in more than 22 articles. So that association, which violates the Constitution of Kosovo, is dead for us and for the international community. A new document we have received, which I do not know if it will be called an association or what it will be called, which serves to implement the plan concluded in February, respects the concerns, respects the Constitution of the Republic of Kosovo and all other documents that ensure the functioning of our state.
Zëri i Amerikës: Me anë të një deklarate, udhëheqësit e Francës, Italisë, dhe Gjermanisë i bën thirrje palës kosovare të fillojë procesin e zbatimit të asociacionit pavarësisht nga Beogradi. A do të fillojë Kosova procesin e zbatimit të asociacionit, zonja Gërvalla?
Donika Gërvalla: Nëse marrëveshja e lidhur në Bruksel zbatohet si e tëra, ajo përfshin nenet 7 dhe 10, dhe në kuadër të zbatimit të marrëveshjes, ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë. Marrëveshje ose copëza të marrëveshjes, të cilat Beogradi madje as nuk i pranon, nuk kanë për të sjellë normalizimin e dëshiruar, normalizimin e nevojshëm mes dy shteteve tona dhe prandaj janë të pakuptimta. Marrëveshja zbatohet si e gjitha, përndryshe copëzat e saj nuk do të sjellin progres.
Zëri i Amerikës: Para sulmit të 24 shtatorit, qeveria juaj ka kritikuar komunitetin ndërkombëtar për presion të padrejtë ndaj Kosovës sesa ndaj Serbisë. A keni vërejtur ndonjë qëndrim ndryshe të Bashkimit Evropian dhe në tërësi të bashkësisë ndërkombëtare që atëherë?
Donika Gërvalla: Mendoj që jo vetëm qeveria jonë, por edhe shumë vëzhgues të proceseve në Ballkan, shumë studiues, shumë gazetarë, media serioze kanë kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian si të njëanshme në raport me Kosovën dhe në kërkesën në vazhdimësi që Kosova të bëjë lëvizje të mëdha ndërkohë që ka pasur njëfarë mirëkuptimi të vazhdueshëm për Serbinë, e cila jo vetëm në rastin e Kosovës nuk lëviz, por nuk përmbush obligimet e saj ndërkombëtare as në raport me Rusinë dhe luftën e saj në Ukrainë dhe as në raport me të tjera fenomene që lidhen me forca të cilat nuk janë pjesë e strategjisë të Bashkimit Evropian dhe të Perëndimit në përgjithësi. 24 shtatori ka treguar që Kosova ka pasur të drejtë, që Serbia ndërkohë që ne përpiqeshim të arrinim rezultate në dialog, Serbia ka qenë duke përgatitur trupa paramilitare për t’i dërguar në Kosovë për të pushtuar territorin e Kosovës, prandaj ne shpresojmë që bashkësia ndërkombëtare më në fund të jetë më e vendosur në kërkesat e saj në dënimin e agresorit, por gjithashtu edhe në kërkimin e rrugëve të cilat mundësojnë një zgjidhje afatgjatë.
Zëri i Amerikës: Megjithëse zoti Kurti pranoi asociacionin, udhëheqësit e BE-së në deklaratën pas takimit të djeshëm e fajësuan njësoj Kosovën dhe Serbinë për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim. Cili është komenti juaj për këtë vlerësim?
Donika Gërvalla: Dua ta theksoj edhe një herë se nuk e di për cilin pranim e keni ju fjalën. Unë u përpoqa në detaj t’ju shpjegoj se çfarë ka ndodhur dje, cili ka qenë zotimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe në anën tjetër më lejoni të theksoj që Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashme të BE-së nuk është hera e parë që është shumë i njëanshëm në vlerësimin e situatës. Zoti Borrell edhe në të kaluarën është shquar për deklarata të cilat nuk e kanë pasqyruar realitetin e dialogut, nuk e kanë pasqyruar realitetin e qëndrimeve të Republikës së Kosovës. Nuk ka pasur dy palë dje. Kryeministri i Republikës së Kosovës ka ofruar një rrugë të qartë për dalje nga situata në të cilën ndodhemi dhe atë rrugë e ka refuzuar Presidenti i Serbisë dhe t’iu them të drejtën as nuk presim që Presidenti i Serbisë të tregohet konstruktiv në këtë proces.
Zëri i Amerikës: Çfarë prisni ju nga ky proces? Cili është vizioni juaj për rrugën përpara, zonja Ministre?
Donika Gërvalla: Rruga tutje është forcimi i Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, respektimi i interesave të qytetarëve të të gjithë Republikës tonë, pavarësisht nga përkatësia e tyre kombëtare, fetare, rajonale apo çfarëdo qoftë tjetër. Rruga tutje është përkushtimi i Qeverisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për të ngritur sundimin e ligjit, për të forcuar demokracinë edhe për t’i ofruar gjithmonë të gjithë fqinjëve mundësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Kjo është ajo çfarë është në dorën tonë. Të gjitha të tjerat nuk janë vetëm në dorën e Republikës së Kosovës dhe prandaj shpresojmë që bashkësia ndërkombëtare të ushtrojë trysninë e duhur, të shprehë sanksionet e duhura ndaj Serbisë me qëllim që të kemi një mundësi të lëvizjes në normalizimin e marrëdhënieve tona.
Zëri i Amerikës: Shtetet e Bashkuara shpesh gjatë këtij viti kanë përsëritur se ekziston një trysni kohore për ta përmbyllur marrëveshjen me Serbinë. A ka ende mundësi që marrëveshja të përmbyllet para zgjedhjeve vitin e ardhshëm në Amerikë?
Donika Gërvalla: Sa i përket Republikës së Kosovës, ne e kemi treguar rrugën se si mund të përmbyllej menjëherë. Kryeministri Kurti ka ofruar mundësinë që që dje të finalizohej marrëveshja me nënshkrimin e të dyja palëve në prani të të gjithë liderëve evropianë. Një mundësi e tillë nuk është shfrytëzuar dje; të shohim se a do të ketë mundësi të ngjashme, parimore dhe të suksesshme për Republikën e Kosovës në të ardhmen. Kjo nuk varet, e thashë edhe një herë, vetëm nga ne. Kjo varet shumë edhe nga cili pozicion do të marrë bashkësia ndërkombëtare, do të marrin partnerët, miqtë dhe aleatët tanë në raport me kërkesat e drejta të Republikës së Kosovës, por edhe me përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për t’i ikur negociatave dhe për të forcuar agresionin ndaj Kosovës dhe fqinjëve të tjerë.
Zëri i Amerikës: Po i kthehemi edhe një herë çështjes së modelit të ri që është ofruar nga të dërguarit e posaçëm ndërkombëtarë për asociacionin. A mund të na detajoni çfarë e bën të pranueshëm këtë model për Republikën e Kosovës?
Donika Gërvalla: Shumë e thjeshtë: modeli i ri, i cili na është prezantuar, respekton Kushtetutën e Republikës tonë dhe si institucione të përgjegjshme, minimumi i asaj që kërkojmë me çfarëdo lloj propozimi që na vjen është respektimi i shtetësisë, i sovranitetit, i Kushtetutës së Republikës. Mendoj që ky është detyrim i çdo qeverie të çdo vendi demokratik.
Zëri i Amerikës: Dhe a ndiheni që modeli i ri respekton këto parime bazë?
Donika Gërvalla: Më duket që e theksova tre herë gjatë kësaj bisede të përbashkët që patëm, që ky është ndryshimi bazë i propozimit që na ka ardhur dhe kjo është arsyeja pse Kryeministri Kurti në një ofertë shumë të sinqertë dhe shumë parimore dje në Bruksel ka ofruar nënshkrimin e Marrëveshjes bazike të planit të implementimit dhe në kuadër të saj të implementimit edhe të nenit 7, i cili parasheh një mekanizëm të vetmenaxhimit për serbët e Kosovës./ VOA